10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

BE dënon Rusinë për sulmet në Siri, por jo vendim për sanksione

Më të lexuarat

Ka përfunduar sesioni parë i Samitit të Liderëve të BE-së që ka mbledhur së bashku krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian edhe pse kanë dënuar Rusinë për sulmet në Siri për shkak të kundërshtimit të Italisë nuk kanë marrë asnjë sanksion ndaj saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ka përfunduar sesioni parë i Samitit të Liderëve të BE-së që ka mbledhur së bashku krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së.

Fillimisht në samit u diskutuan çështjet e sigurisë kufitare dhe refugjatëve në bazë të marrëveshjeve që do të nënshkruhen me vendet afrikane. Ndërsa në darkën e ofruar për të pranishmit në rendin e diskutimeve, kryesisht ka qenë Rusia, ku liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë dhe rolin e Moskës në Siri, Ukrainë dhe në Ballkan.

– Janë dënuar “ashpër” sulmet e Rusisë

Ashtu edhe siç pritej Rusia u dënua në deklaratën e përfundimtare të publikuar për Sirinë, ku në tekst shkruhet se “Këshilli i BE-së dënon ashpër sulmet kundrejt civilëve në Halep të ndërmarra nga regjimi i Sirisë dhe aleatët e tij, kryesisht Rusia. I bëhet thirrje atyre (regjimit sirian dhe Rusisë) që t’i japin fund mizorive, dhe në mënyrë emergjente të ndërmarrin hapat për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare pa pengesë në Halep dhe në pjesën tjetër të vendit”.

Ndër të tjera në deklaratë u kërkua ndalimi i konflikteve në Siri dhe vazhdimi i përpjekjeve për kalimin në procesin e tranzicionit politik nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu në tekst janë bërë vlerësimet se “duhet të mbajnë përgjegjësi ata që shkelin ligjet e të drejtave të njeriut dhe të ndihmave ndërkombëtare humanitare”.

Ndërsa bëhet e ditur se nga drafti i publikuar në media është hequr nga deklarata përfundimtare fraza “sanksione kërcënuese kundër Beshar al Asadit dhe kompanive ruse dhe personave të cilët kanë lidhje të afërta me të”. Kjo situatë theksohet se është shkaktuar nga kundërshtia ndaj sanksioneve nga ana e Italisë e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë.

Gjithashtu edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, është kërkuar që të diskutohet procesi i tranzicionit politik me aktorët e rëndësishëm në rajon dhe pajtimi pas luftës në Siri, si dhe përgatitjet për rindërtimin e vendit.

Pjesë e diskutimit të liderëve në debatin e çështjes së Rusisë kanë qenë edhe përpjekjet kundër terrorizmit dhe sulmet kibernetike.

– “Strategjia e Rusisë, dobësimi i BE-së”

Presidenti i Këshillit të Evropian, Donald Tusk, në një konferencë për shtyp duke kritikuar Rusinë tha se “Liderët kanë cekur çdo armiqësi të Rusisë nga shkeljet e hapësirave ajrore, sulmet kibernetike dhe ndërhyrjen ndaj proceseve politike në SHBA. Këto shembuj tregojnë qartë se strategjia e Rusisë është të dobësojë BE-në”.

Duke vënë në dukje se qëllimi i tyre nuk është përjetimi i tensioneve me Rusinë, Tusk ka theksuar se “Ne tregojmë vetëm reagimet tona për hapat që Rusia ka hedhur. Sigurisht që BE-ja është gjithmonë e gatshme të hyjë në dialog, por ne nuk do të tolerojmë nga vlerat dhe principet tona”. Ai ka shtuar më tej se janë dakorduar që të jenë të bashkuar në lidhje me këtë temë.

– “Sanksionet janë të padobishme”

Kryeministri italian, Matteo Renzi, i cili ka kundërshtuar zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë, ka pretenduar se sanksionet ekonomike nuk do të detyrojnë Rusinë të bëjë marrëveshje për paqe. “Duhet të bëjmë gjithçka për të mundësuar paqen në Siri, por është e vështirë që kjo të ndërlidhet me më shumë sanksione kundër Rusisë”, ka deklaruar Renzi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit