3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Armëpushimi 8-orësh në Aleppo, OKB: Duhet zgjidhje përfundimtare

Më të lexuarat

Forcat ruse, së bashku me ato qeveritare siriane, kanë vendosur të ndalojnë për disa orë bombardimet në Aleppo, qytetin tashmë të rrënuar nga lufta. Por armëpushimi i tyre i shkurtër duket se nuk i vjen aspak në ndihmë akordit të ndërmjetësuar me Shtetet e Bashkuara për ndalimin e luftimeve në atë zonë.

Armëpushimi i rënë dakord vetëm pak javë më parë duket sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Qindra njerëz kanë humbur jetën në ofensivën e re ushtrake, por Rusia dhe Bashar al-Assad mohojnë se objektivi i tyre kanë qenë civilët, duke thënë se kërkojnë vetëm të shfarrosin terrorizmin.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka paralajmëruar se, nëse nuk gjendet një zgjidhje përfundimtare deri në dhjetor, Aleppo do të kthehet në një qytet fantazëm. Staffan de Mistura foli pas një takimi me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ku ai këmbënguli për faktin se çështja e Aleppos është jetike dhe vendimtare.

“Çdo lloj diskutimi që injoron Aleppon do të jetë diçka që historia do të na gjykojë. Mosuli nuk duhet të heqë vështrimin nga Aleppo. Me fjalë të tjera, edhe ai është një pritoritet që s’duhet të harrohet”, tha Steffan de Mistura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit