0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vritet shefi i kamikazëve të ISIS-it në Gaziantep

Më të lexuarat

Në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH në qytetin Gaziantep të Turqisë neutralizohet Mehmet Kadir Cabel, përgjegjësi që planifikonte aktivitetet e organizatës në të gjithë qytetin, ofronte mbështetje logjistike dhe drejtonte celulat e kamikazëve, si dhe u kap i gjallë një kamikaz, raporton AA.

Në kuadër të operacioneve nga ekipet e policisë pas një pune gjithëpërfshirëse në gjithë qytetin kundër organizatës terroriste DEASH, policia e qytetit mori informacione se Mehmet Kadir Cabel, përgjegjësi që planifikonte aktivitetet e organizatës në të gjithë qytetin, ofronte mbështetje logjistike dhe drejtonte celulat e kamikazëve fshihej në një shtëpi në rajonin Şehitkamil.

Pas këtij informacioni ekipet e policisë në një operacion të ndërmarrë neutralizuan Cebael si dhe ka shoqëruar në polici 2 fëmijët dhe bashkëshorten e tij të cilët ndodheshin në shtëpi.

Prefekti i qytetit Gaziantep, Ali Yerlikaya, në një deklaratë për Anadolu tha se “Mehmet Kadir Cebael, i cili cilësohej si truri i organizatës terroriste e cila ka qëllim prishjen e vëllazërisë, unitetit tonë me Shoqatën Kulturore Alevi u neutralizua në një operacion. Qofshin të mëshiruar nga Allahu dëshmorët tanë dhe shërim të shpejtë për veteranët tanë policë.”

Ndër të tjera bëhet e ditur se në operacionin e ndërmarrë në orët e para të ditës në një shtëpi celulë të organizatës DEASH në rajonin Şahinbey u kap i gjallë një kamikaz. Ndërkohë si pasojë e shpërthimit të kamikazit theksohet se kanë humbur jetën 3 policë dhe janë plagosur 9 të tjerë nga të cilët 4 prej tyre sirianë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit