5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Palestinezët e përshëndesin rezolutën e UNESCO-s për el-Aksanë, izraelitët tërbohen dhe pezullojnë marrëdhëniet me organizatën

Më të lexuarat

Një ditë pasi UNESCO miratoi një rezolutë që i kritikon politikat izraelite mbi kompleksin e xhamisë el-Aksa dhe mohon që të ketë një lidhje hebreje me të, palestinezët dhe izraelitët kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

Ndërsa rezoluta e dënon Izraelin për kufizimin e hyrjes së muslimanëve në kompleksin e xhamisë el-Aksa dhe i referohet si një “fuqi pushtuese”, Autoriteti Palestinez e ka çmuar lart këtë hap.

Nebil Ebu Rudejne, zëdhënësi i presidentit palestinez, do të deklaronte: “Eshtë një mesazh i qartë nga bota se Izraeli duhet t’i japë menjëherë fund pushtimit e të njohë një shtet palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij.”

Shejh Muhamed Husejn, myftiu i Jerusalemit, e quajti rezolutën e UNESCO-s një “pohim më shumë të së drejtës palestineze dhe muslimane ndaj xhamisë el-Aksa dhe Jerusalemit Lindor”.

“El-Aksa është një vend i shenjtë islam, e do të qëndrojë gjithmonë i tillë,” theksoi ai.

Izraeli, në anën tjetër, reagoi ashpër, duke i pezulluar marrëdhëniet me UNESCO-n.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti absurde rezolutën, duke thënë gjithashtu se, “Të thuash se Izraeli nuk ka lidhje me Tempullin e Malit dhe me Murin Perëndimor është njëlloj si të thuash se Egjipti nuk ka lidhje me piramidat, ose se Kina nuk ka lidhje me Murin e Madh kinez.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit