3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

WSJ: Al Kaida po bën një rikthim

Më të lexuarat

Me luftën e harruar të Afganistanit në këtë sezonë zgjedhore, shumë amerikanë mund të pyesin se përse i kemi ende 68 mijë trupa amerikane atje.

Natyrisht se administrata e Obamës tha se do të tërhiqen “sipas planit” në vitin 2014, por, a nuk mundet SHBA që të tërhiqet menjëherë dhe të mbrojë interesat e saj me aeroplanë të telekomanduar dhe me forcat e operacioneve speciale?

Për ta kuptuar më mirë betejën në Afganistan, shikojeni Libinë, Jemenin, Somalinë, Sinain, Sirinë apo Irakun- të gjitha vende ku al Qaeda dhe grupet ndërlidhëse po e rrisin praninë, shkruan në një artikull në WSJ, Jack Keane ish zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane dhe tani drejtues si Institutit për Studimin e Luftës.

Keane, duke shtuar se derisa nuk është katalizatore e Pranverës Arabae, al Qaeda dhe miqtë e saj po kërkojnë avantazh nga mundësitë e krijuara prej ndryshimeve revolucionare në Lindjen e Mesme.

Me gjithë dështimet e sigurisë dhe të inteligjencës që kanë kontribuar në sulmin kundër konsullatës amerikane në Bengazi, realiteti është se një natë një grup i ndërlidhur me al Qaedan e shkatërroi një objekt të misionit diplomatik, vrau një ambasador të SHBA-së dhe tre amerikanë të tjerë dhe nxiti fundin e aktiviteteve klandestine amerikane në zonë, thuhet në artikull.

“Me al Qaedan jo të vdekur, por në rritje përgjatë Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore, ekziston vetëm një vend ku SHBA është në terren dhe po lufton në mënyrë agresive, Afganistani.

Por, amerikanët marrin lajme të kufizuara nga fronti, shkruan Keane, duke potencuar se këto lajme kanë të bëjnë me sulmet që po ua bëjnë ushtarëve të NATO-s pjesëtarët e forcave afgane. Këto sulme janë të tmerrshme, por, është e rëndësishme të kuptohet se sulmuesit nuk janë partnerët afganë, thuhet në artikull.
Aty theksohet se ata janë ushtarë talibanë dhe paraqesin vetëm 0.01 për qind të rreth 345 mijë forcave afgane të sigurisë.

Në artikull, gjithashtu potencohet se amerikanët dëgjojnë fare pak për suksesin e trupave amerikane në izolimin e al Qaedas dhe talibanëve, duke ua ndërprerë lidhjet e tyre me popullatën lokale e duke iu ndihmuar afganëve që të ngrihen kundër tyre.

Apo, se si trupat amerikane po e rivendosin sigurinë në zonat si Kandahari, që ka jetuar nën thundrat e talibaneve dhe komandantëve të luftës për vite.

“Lufta është e vështirë dhe afganët nuk janë partnerë të lehtë, por, ne nuk jemi atje për afganët. Jemi atje për veten dhe për sigurinë tonë kombëtare”, shkruan Jack Keane.

“Prandaj, pse Afganistani dhe jo Libia, Jemeni, Siria apo Somalia? Thjesht, Sepse ne jemi në Afganistan, dhe kemi numër të mjaftueshëm për të siguruar dhe ruajtur territorin, duke ia mohuar Ayman al Zawahirit dhe ndjekësve të tij një strehë. Afganistani mbetet një mundësi për t’ia dhënë Al Qaedas një goditje vitale strategjike, veçanërisht pasi ne kemi braktisur të gjitha operacionet, duke përfshirë operacionet kundër terrorizmit në Irak”, thuhet në artikull.

Afganistani, potencohet në WSJ, është vendi ku nisi udhëtimi i al Qaedas.

Është vendi kryesor ku Osama bin Laden, Mullah Omar dhe ndjekësit e tyre u bënë të njohur gjatë luftimit të sovjetikëve në vitet e ’80-ta.
Territori afgan është i një rëndësie të veçantë për grupin, i cili është i përkushtuar që ta rimarrë dhe ta rivendosë bazën e lëvizjes globale.

Neve, shkruan Keane, na duhet ndihma afgane në këtë luftë.
“Afganët po japin shumë, por, nëse i braktisim, ata do të ndalen.”

Çdokush që pyet se si do të duket Afganistani nëse braktisim luftën, ose tërheqim shpejt trupat, duhet të shikojë në Irak, ku është rishfaqur Al Qaeda.

Ose në Siri, ku forcat e moderuara po dominiohen nga islamikët.

Ose në Jemen, ku al Qaeda e Gadishullit Arabik ka ngritur bazën mbi të cilën planifikohen sulmet kundër Amerikës. Ose në Libi, kur nuk kanë dalë në shesh ende faktet mbi Bengazi.

E vetmja pikë mbi Afganistan që populli amerikan ka dëgjuar gjatë sezonës zgjedhore ishte viti “2014”- si datë e tërheqjes, thuhet në artikull.

“Por, al Qaeda dhe miqtë e saj e kanë dëgjuar këtë gjë gjithashtu. Kjo iu jep shpresë se për dy vjet zemra e tyre do të jetë gati për t’u rimarrë. Ata e dinë shumë mirë, duke u bazuar në veprimet e SHBA-së nga Afganistani në Irak, Iran, Libi dhe Siri- se politika amerikane është që të mos angazhohet dhe se koha është në anën e tyre”, përfundon artikulli në WSJ./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit