-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si të durosh gjatë kohëve të vështira dhe kur je i sprovuar

Më të lexuarat

Durimi gjatë kohërave të vështira dhe provave
Durimi gjatë vështirësive mund të arrihet nga:

1- të menduarit për shpërblimin e mirë që do të ndodhë. Sa më shumë që të besosh në shpërblimin që të pret, aq më lehtë është të jesh i duruar. Po të mos ishte pritja për shpërblimet, asnjë synim që ka të bëjë me këtë jetë apo me jetën e përtejme s’do të arrihej. Natyra njerëzore e do kënaqjen e çastit, por arsyeja dhe maturia na bëjnë të mendojmë për pasojat afatgjate, çka na ndihmon ta forcojmë durimin tonë në qëndrimin ndaj gjërave me të cilat përballemi, qoftë kur kemi zgjedhje apo jo.

2- Pritja dhe shpresa për një kohë të rehatshme. Kjo shpresë, në vetvete, ofron një ngushëllim të menjëhershëm.

3- Të menduarit rreth bekimeve të panumërta të Allahut. Kur kuptojmë se s’mund të numërojmë bekimet e Allahut, na lehtësohet ushtrimi i durimit përballë vështirësive të tanishme, sepse telashet e tanishme, në krahasim me oqeanin e bekimeve të Allahut, janë si një pikë shiu.

4- Të menduarit për bekimet e mëhershme të Allahut. Kjo do të na e kujtojë kujdesin e Allahut dhe do të na i forcojë shpresat dhe pritjet për kohët e rehatshme që do të vijnë.

Autorë: Imam ibn Kajjim el-Xheuzije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit