16.3 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

OKB: Përgatitje për dërgim eventual të paqeruajtësve në Siri

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara thonë se i kanë filluar përgatitjet për dërgimin e mundshëm të paqeruajtësve në Siri, si pjesë e marrëveshjes potenciale për armëpushim.

Kjo deklaratë e djeshme e shefit të operacioneve paqeruajtëse të OKB-së, Herve Ladsous, u bë në kohën e përpjekjeve nga i dërguari ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi, për ta bindur qeverinë e Sirisë dhe kryengritësit, për implementimin e armëpushimit gjatë festës myslimane të Bajramit, që fillon të premten.

Zoti Ladsous ka thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të duhet ta miratoj ndonjë vendosje eventuale të paqeruajtësve.

Ai theksoi se në Siri çdo ditë po vriten nga 150 e deri në 200 civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit