8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çelja e një kishe në Llapushnik, hoxha i Drenasit e konsideron si politike

Më të lexuarat

Në fshatin Llapushnik të Kosovës, zona e Drenasit, u çel këtë të dielë Kisha Katolike “Shën Abraham”, por që për një pjëse të banorëve të atyshëm e konsiderohet si politike, me pretendimin se është ndërtuar dhunshëm dhe në pronë shtetërore.

Madje për këtë ka reaguar edhe imami i njohur i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, i cili ka thënë se ata të cilët deri dje ishin spiunë të KOS-it, UDB-ash e komunistë të përbetuar, sot po ndërtojnë xhami e kisha vend e pa vend, e që sipas tij ata po shesin e blejnë ne emër te fesë.

Hoxha sqaron se nuk ka asgjë me kishën si objekt, por me autorët e saj, që më së paku ua ndjen për besimin: “Unë do të marrë pjesë në hapjen dhe urimin e secilës kishë, e cila ndërtohet nga vëllezërit tanë të krishterë me kënaqësinë më të madhe,por edhe do të vazhdoj t’i kundërshtoj kishat që ndërtohen për interesa politike e përçarje në mes popullit shqiptar, siç është objekti në Llapushnik derisa të jem gjallë.”

Komentet e tij janë bërë përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, duke e quajtur madje kishën në fjalë ”objekt i fesatit” , që shqip do të thotë i përçarjes, shkatërrimit .

 

Postimi i plotë:

‘’Për… sot…
“SHOW! OBJEKTI”
apo
“OBJEKTIN E FESATIT”
që po shohim në Llapushnik i kam vetëm dy fjalë.
Njethanje arabe thotë: ” E keqja vjen nga dera e hairit-mirësisë” Kur njerëzit i kuptojnë dyert e te keqes nga ju sjell djalli fatkeqësi ai e ndryshon derën dhe fatkeqësitë njerëzve ua sjell nëpërmjet dyerve te mirësisë, humanitetit, xhamisë, kishës dhe bamirësisë. Ngase siç e kam than shpesh se veprat më të liga bëhen ne emër të veprave më humane. Për këtë larsye njerëzimi duhet te jete
shume i ndërgjegjësuar sidomos Shqiptaret e Kosovës duhet te jenë shumë vigjilent dhe syhapur sepse djajtë e MOQEM komunist po paraqiten ne kostumin e rij,atë FETAR. Ata të cilët deri dje ishin shpiun e KOS-it, UDB-ash e komunistë të përbetuar sot po ndërtojnë xhamia e kisha vend e pa vend, po shesin e blejnë ne emër te fesë, me pas mundësi jo krejt mahallen dhe katundin por krejt Kosovën dhe Shqiptarin. Ata të cilët zot e kanë parën e jo Krijuesin, nuk kanë mundësi të ndërtojnë “Shpija të Zotit”. E vetmja gjë që bëjnë është të ndërtojnë objekte përparëse që më vone do ua shohim sherrin.
Edhe një gjë dua ta them për vëllezërit e mi te krishter, se unë do marr pjesë në hapjen dhe urimin e secilës kishë e cila ndërtohet nga vëllezërit tanë të Krishterë me kënaqësinë më të madhe,por edhe do të vazhdoj ti kundërshtoj kishat që ndërtohen për interesa politik e përçarje në mes popullit Shqiptar siç është objekti në Llapushnik derisa te jem gjalle .
Njethenje te ngjajshme shpesh e kemi ndegjuar nga pleqttane :
“O Drenas ty te mbuloje tymi pot sundojnë ,K…. e A……”!?
“Ah Kosove ty te mbuloj flake po te sundojnë, M… e K…”!?Vesselam Hoxhë Osman Musliu’’. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit