3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Është pa dyshim Dashnia e Resulull-llahut (a.s) për ne…

Më të lexuarat

Është pa dyshim Dashnia e Resulull-llahut (a.s) për ne…

“Nuk ka njeri në botë, që të jetë fjala e tij, e qeshura e tij, buzëqeshja e tij, gjumi i tij, veshja e tij, ushqimi i tij dhe krejt veprimet e tjera të jetës së tij Sheriat, me të cilin adhurohet All-llahu, përveç Hz. Muhammedit (a.s)!”

Më pëlqeu ky konstatim i thirrësit të shquar saudit, Dr. Aid El-Karni, si një tërheqje vëmendje ndaj secilit prej nesh, për ta mbajtur të gjallë shembullin dhe modelin e Hz. Muhammedit (a.s) në jetën tonë të përditshme.

Subhanallah, mjaftojnë vetëm pak hadithe të shkurtra e të vogla, për ta ndryshuar natyrën tonë, temperamentin, mënyrën e sjelljes me veten, me familjen, me tjetrin, me Vetë Zotin…

– “Mëshiruesit i mëshiron Mëshiruesi…”
– “Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllaut tënd është sadeka!”
– “Pastërtia është gjysma e besimit!”
– “Mos u zemëro!”
– “Pastrojini oborret tuaja!”
– “Largimi i një papastërtie nga rruga është sadeka!”
– “Mos u dëshpëro, All-llahu është me ne!”
– “Kërkimi i dijes është obligim për çdo musliman (dhe muslimane)!”
– “Feja është këshillë!”
– “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë!”
– “Kur nuk ke turp, vepro ç’të duash!”

E sa e sa hadithe e qëndrime të mrekullueshme të Resulull-llahut (a.s) në jetën e tij. Nuk e di, pse e si, por sot, teksa po bashkëbisedoja me mikun dhe vëllaun e dashur Fehim ef. Abazi, (imam i Qendrës Islame Shqiptare në Lozanë), rreth emocioneve të Haxhit të sivjetshëm dhe qëndrimit në Medine, për pak, m’u sollën para sysh dy ditët e shpejta të kaluara në Medine… Dy ditë sa një mal me mall…

Atë ditë, teksa largoheshim nga xhamia e Resulull-llahut, ndjeja se e gjithë bota ishte mbledhur në një pikë, si të ishte nukli i krejt gjithësisë…

Subhanallah, është një forcë e madhe butësie e paqeje që të tërheq e të bën për vete, nuk të bëhet të ndahesh prej saj… Është pa dyshim Dashnia e Resulull-llahut (a.s) për ne, si një bekim hyjnor që na fton përherë ta bëjmë shembullin e tij (a.s) shembull jete…

Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem…

Imam Muhamed B. Sytari
Lozanë, më 6 tetor 2016

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit