9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pak dritë para perëndimit të një përpjekjeje

Më të lexuarat

Perëndimi si qytetërim është i përthakuar nga këmbëngulja e parimorit dhe durimi i largëpamësit, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, ato po shkapërderdhen nga lëkundja e labilit dhe ngutësia e mendjefyellit: “(Numerikisht) do të jeni shumë, por pesha e juaj do të jetë sikurse ajo e shkumës së detit!” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim po ecë me kujdes sipas skicës së përpiluar nga mendarët e vet, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, mendarët e tyre e kanë harruar skicën themelore: “Na e vizatoi një vijë të drejtë dhe disa vizëza anësh saj.” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim përfiton nga krenaria e përparimtarit dhe vullneti i idealistit, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, ato po tkurren nga ftoftësia e inferioritetit dhe kompleksi i fajtorit: “Do t’i ndiqni pëllembë për pëllëmbë!” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim e shikon kulturën dhe vizionin e vet me sy respekti e konsiderate, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, e vrojtojnë shtegun e vet me huti, e të huajin me lakmi: “Edhe sikur ata të futen në birucen e hardhucës, ju do të hyni aty pas tyre duke i ndjekur!” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim po shtrëngohet me dituritë e mendarëve dhe këshillat e urtarëve, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, po dridhen nga rrëshqitjet e injorantëve dhe budallallëqet e mendjelehtëve: “Keni për t’i pyetur injorantët, të cilët vet kanë devijuar, por edhe i devijojnë të tjerët!” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim po progreson nga përgatitja e elitës dhe ngritja e saj, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, ato po batisin nga elita e rrejshme dhe moszëvedësimi i saj: “Allahu të ruajttë nga udhëheqësia e mendjecektëve!” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim i radhitka njerëzit e vet piramidikisht, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, i tollovisin safat e vet iracionalisht: “Të mirët do t’i ulin, e të këqinjtë do t’i ngrisin!” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim edhe kotësirat e veta i konsideron të shenjtërueshme, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, edhe disa parime të paprekshme i kanë bërë të diskutueshme: “O besimtarë! Mos e llogaritni për të lejueshme cenimin e shenjave të Allahut!” (Kurani)
Perëndimi si qytetërim hapëron me rigjenerimin dhe shfrytëzimin e resurseve të veta njerëzore, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, ato po rrudhen nga monopolizmi dhe privatizmi: “Nuk bën kush tjetër monopol, përpos një gabimtarit!” (Hadith)
Perëndimi si qytetërim insiston në shumëfishimin e investimit të vet, për dallim nga shumica e përpjekjeve të sotshme për ringritjen e qytetërimit islam, ato investojnë në kulturën e minimizimit: “Një i përkushtuar asokohe, do ta ketë vlerën e pesëdhjetë shokëve të mi!” (Hadith)
Mirsim Maliqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit