1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lëvizja BESA: BDI-PDSH, ndërpriteni menjëherë politikën tuaj antishqiptare!

Më të lexuarat

Pas skandalit të djeshëm në Parlamentin e Maqedonisë, Lëvizja BESA u bën thirrje shqiptarëve në pushtet dhe Parlament dhe personalisht  kryetarëve të BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, që urgjentisht  të dalin para opinionit dhe t’i shpjegojnë shkaqet se pse nuk e votuan ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së, i cili – sipas këtij institucioni – është i domosdoshëm për ndriçimin e rasteve “Sopot” dhe “Monstra”.

U bëjmë thirrje personave të sipërpërmendur që mos të presin që t’u përgatiten fjalime me sqarime nga qendra e VMRO-DPMNE-së për propagandë, por të dalin të japin llogari para popullit. Akti i mosvotimit të këtij ligji është thikë pas shpine ndaj shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare si partner strategjik i shqiptarëve.

Ahmeti dhe Thaçi le të dalin para shqiptarëve dhe të tregojnë se me çfarë rreziku përballen nëse e kundërshtojnë politikën e VMRO-së. Ne, si BESË – me ndihmën e shqiptarëve, jemi në gjendje t’i garantojmë edhe Ahmetit edhe Thaçit siguri nga çdolloj rreziku që u vjen nga VMRO-DPMNE-ja, nga Gruevski ose Mijallkovi, qoftë për ata ose për familjet e tyre. Prandaj ndërpriteni menjëherë politikën tuaj antishqiptare.

 

Nëse Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk mund të shkëputen nga politika e VMRO-DPMNE-së, i ftojmë të gjithë deputetët e këtyre partive që t’ua kthejnë shpinën liderëve të tyre, nëse tek ata ende ka mbetur një fije nderi dhe vetëdije kombëtare.

Mos i besoni Llatasit se vetëm VMRO-DPMNE-ja mund t’ju ofrojë mbrojtje! Nëse i tradhtoni shqiptarët, askush nuk mund t’ju mbrojë! VMRO-ja mund t’ju mbrojë vetëm derisa të ketë nevojë për ju. Kështu ka ndodhur gjatë gjithë historisë me ata që kanë pranuar të jenë vasalë të të tjerëve në dëm të popullit të tyre, që nga Esat Pashë Toptani e deri te Rrahman Morina.

Për fund edhe një herë apelojmë deri te të gjithë deputetët shqiptarë në Parlament se ne si BESË, me ndihmën e popullit shqiptar në Maqedoni, mund t’ju garantojmë siguri të plotë nga kërcënimet eventuale që i keni nga VMRO-ja, Gruevski, Mijallkovi, Ali Ahmeti ose Menduh Thaçi. Tani është momenti – nesër mund të bëhet vonë.

https://www.youtube.com/watch?v=4kWkblahB5Y

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit