4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

BE i dhuron Gjeorgjisë liberalizimin e vizave, por me një

Më të lexuarat

Gjeorgjia është shteti i radhës që Brukseli i jep “vizën”. Ish-republika sovjetike, ka marrë së së fundi lajmin nga Brukseli për liberalizimin e vizave, një gjë për të cilën është në pritje edhe Kosova.

Por ka një kleçkë, pasi shtetet anëtare të BE-së e mbështetën liberalizimin, vetëm se jo përpara hyrjes në fuqi të një mekanizmi të ri që mundëson pezullimin e shpejtë të lëvizjes së lirë pa viza që i akordohet një shteti të tretë.

Referuar një deklarate, Këshilli i BE-së, që mbledh përfaqësuesit e shteteve anëtare, vlerësoi se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave me Gjeorgjinë duhet të përkojë me hyrjen në fuqi të kësaj mase të re mbrojtëse,

Ky mekanizëm i cilësuar nga disa si “frenim emergjent” dhe i kërkuar njëzëri nga Parisi dhe Berlini, është për momentin temë negociatavsh midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Europian.

Komisioni Evropian propozoi marsin e kaluar se do t’u akordonte shtetasve gjeorgjianë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza për një qëndrim maksimal 90-ditor në hapësirën Schengen duke vlerësuar se vendi duhet t’i përmbahet tashmë të gjitha kritereve të vendosura nga BE-ja. /tesheshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit