Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se LDK është për vazhdimin e dialogut me Serbisë por jo për tema që prekin integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës.
Këto komente Mustafa i ka bërë pas një ceremonie të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me rastin e pranimit të saj në Partinë Popullore Evropiane.
“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë që të zhvillohen biseda po jo biseda që prekin integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës sepse ato konsiderojmë se janë të përfunduara në pakon e Ahtisarit.
Ne shohim arsye që të zhvillohet dialogu lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe jemi që trupat serbe që veprojnë në veri të vendit të tërhiqen në mënyrë që ne të zgjidhim problemet me Serbinë”, ka thënë Mustafa.kohaislame