2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A MOS VALLË PO BIEN KAMBANAT E LUFTËS NDËRMJET TURQISË DHE SIRISË?

Më të lexuarat

Kriza e Sirisë shkakton tension në marrëdhëniet Turqi-Rusi.

Ngjarjet që kanë ndodhur javët e fundit, japin përshtypjen se kriza e Sirisë, ka filluar të tërheqë përbrenda edhe Turqinë. Dhe mendoj se përmendja e disa prej këtyre zhvillimeve, do të jetë e mjaftueshme në mënyrë që të shihni dimensionin e rrezikut. E para, tensioni i armatosur në kufirin Turqi-Siri po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Pas ngjarjes së Akçakalesë, pavarësisht mocionit të miratuar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, nuk morën fund goditjet me predha nga ana e Sirisë. Zhvillimi i dytë ishte deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Ander Fog Rasmusen, se NATO ka të gatshëm çdo plan për të mbrojtur Turqinë. Kjo deklaratë, në mënyrë të natyrshme, kuptohej sikur pritej që Turqia të sulmohej dhe NATO do të mbronte Turqinë ndaj ndonjë sulmi. Sigurisht që nga Siria ishte realizuar një sulm ndaj Turqisë dhe ky ishte një problem, por fillimi i një lufte ndërmjet dy vendeve për këtë arsye ishte një mendim i ekzagjeruar dhe i gabuar.

Por këto zhvillime nuk mbetën me kaq dhe më pas pati edhe dy zhvillime të tjera serioze. Në fillim, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shtyu vizitën e tij në Turqi që do të zhvillohej në 15 tetor. Shtyrja e kësaj vizite është e diskutueshme, nëse ka ndonjë domethënie politike apo jo. Rusia nuk ka bërë ndonjë deklaratë bindëse në lidhje me këtë temë. Por lajmi i mirë është se u deklarua zyrtarisht se vizita e Presidentit Putin në Ankara do të realizohet në datën 3 dhjetor. Pikërisht ditën kur u deklarua kjo shtyrje (pra në 10 tetor), ndodhi një ngjarje tjetër që tronditi marrëdhëniet Turqi-Rusi-Siri. Një avion sirian pasagjerësh, me destinacion Moskë-damask, me arsyen se transportonte materiale që binin ndesh me rregullat e Aviacionit Civil Ndërkombëtar, u detyrua që të ulet në Ankara. Sipas inspektimeve të bëra, u përcaktua se në avion kishte “elemente jo të ligjshme” se “materialet ushtarake i ishin dërguar regjimit sirian” pra që nga “Moska i iishte dërguar mbështetje ushtarake Damaskut”. Pavarësisht se nga Rusia nuk erdhi ndonjë reagim i madh në lidhje me këtë çështje, është fare e qartë se ndërmjet dy vendeve u krijua një gjendje e papëlqyeshme.

Nëse do të na duhej ta thoshim hapur, këto ngjarje tregojnë si shenja se lufta e brendshme në Siri është duke tërhequr brenda saj edhe Turqinë. Zhvillimet duken si hapat e rrugës që të çojnë në luftë. Për shembull, goditjet dhe kundërpërgjigjet në kufirin Turqi-Siri nuk kanë mundur të ndalojnë pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Pavarësisht, të gjitha përpjekjeve, ka vazhduar përsëri goditjet me predha nga ana e Sirisë. Turqia pavarësisht se është munduar të çkurajojë Sirinë me mocionin e miratuar, predhat siriane vazhdojnë të godasin Turqinë. Kjo tregon se “armiqtë” nuk janë duke u çkurajuar dhe vazhdojnë të provokojnë Turqinë. Turqia, në shkëmbim ka përforcuar ekzistencën ushtarake në kufi dhe është duke zbatuar defakto rregullat e obligimit të marra më parë.

Ndërkohë që kriza po zhvillohet në mënyrë dypalëshe, deklarata e ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, nxori edhe më në pah aleancën Perëndimore. NATO kishte bërë edhe më parë deklarata në favor të Turqisë dhe kishte bërë të ditur se do të mbronte sigurinë e Turqisë. Por NATO, në ndryshim me rastet e mëparshme theksoi se “Ka të gatshëm planin e mbrojtjes së Turqisë”. Kjo deklaratë, tregon se në një rast lufte, NATO ka marrë masa për të mbrojtur Turqinë. Ky qëndrim, është një gjendje që duhet marrë seriozisht. Fillimi i interesimit nga afër nga ana e NATO-s, ka dërguar një mesazh të fuqishëm për të gjitha vendet duke filluar nga ato që janë kundër Aleancës.

Ne nuk dimë se si është marr ky mesazh nga ana e regjimit të Esadit, por mund të themi me siguri, se nuk do të pritet aspak mirë nga Rusia. Sepse dimë që ky vend është kundër operacioneve të NATO-s si dhe që kritikon NATO-n dhe Turqinë, veçanërisht për sa i përket sistemit të mbrojtjes ani-raketë. Për mendimin tim, Rusia që ka mbajtur një qëndrim kritikues ndaj politikave të Turqisë përsa i përket krizës së Sirisë, nuk ka parë ngrohtë as deklaratat e NATO-s. Nuk dimë nëse shtyrja e vizitës së Putinit është bërë si një reagim ndaj vendimit të NATO-s, por mendimi i vizitës së tij në momentin më kritik me Sirinë, ishte një planifikim shumë i mirë. Nëse vizita do të ishte realizuar, do të kishte qënë një rast shumë i mirë për bashkëpunimin ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në lidhje me zgjidhjen e problemit të Sirisë. Por për fat të keq, ky plan dhe ky rast tani për tani ka humbur.

Shtyrja e vizitës së Putinit në Ankara, është negative edhe nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-Rusi. Sigurisht që kjo gjendje nuk do të kthehet në një konflikt ndërmjet këtyre dy vendeve, por bënë që këto vende të jenë ballë për ballë njëratjetrës në temën e krizës së Sirisë. Faktikisht, ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, përveç krizës siriane, nuk ka ndonjë burim tjetër problemi ose përplasjeje. Kriza e avionit të pasagjerëve, ka treguar se si mund të prishen marrëdhëniet Turqi-Rusi për shkak të Sirisë. Edhe pse kontrolli i avionit sirian nga ana e Turqisë, ishte një sjellje e përshtatshme në lidhje me rregullat ndërkombëtare dhe bashkëbiseduesi në lidhje me këtë çështje është Siria, kjo ka lidhje edhe me Moskën. Rusia, çfarëdo lloj arsyeje që të ketë, veprimi që bie ndesh me rregullat e Aviacionit Civil Ndërkombëtar, dhënia e mbështetjes ushtarake Sirisë pavarësisht sensibilitetit të Turqisë dhe bllokimi i procesit të Sirisë përfshi edhe në Kombet e Bashkuara, e vë në shqetësim Turqinë.

Por të marrim në konsideratë që të gjitha këto zhvillime nuk kanë qenë të rastit, por që kanë lidhje me njëra tjetrën, është e domosdoshme që të shtrojmë pyetjen nëse ky proces do zë përfundojë me luftë apo jo. Edhe pse autoritetet e dy vendeve pra Turqisë dhe Sirisë, kanë thënë se nuk mendojnë të luftojnë me njëra tjetrën, tensioni mes dy vendeve përshkallëzohet vazhdimisht. Nëse kjo rritje tension nuk merret nën kontroll, për fat të keq, qëndron mundësia e një lufte të nxehtë. Sepse përreth ka shumë provokues që do të jenë të kënaqur nga një luftë e tillë. E gjithë popullsia, duke filluar me në krye udhëheqësit shtetëror, A janë ata dakord për luftën dhe a janë në dijeni të provokuesve???

Sipas mendimit tim, duke marrë në konsideratë ndikimin negativ në ekonominë, politikën, sigurinë dhe imazhin e Turqisë në botë, një luftë të mundshme, i duhet thënë absolutisht “JO”./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit