-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Haxhia i kundërpërgjigjet fortë Gjorçevit: Ende ëndërron dhoma gazi për shqiptarët (Foto)

Më të lexuarat

Ish-gazetari dhe anëtari i Komitetit Qendrorë të LSDM-së Muhamed Zekiri i është kundërpërgjigjur deputetit të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev i cili ka thënë se LSDM do ta federalizoj Maqedoninë nëse në LSDM do të bëjë koalicion me PDSH-në dhe BDI-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Vllatko Gjorçev, tani gjeta kohë të dëgjoj se çka ke folur në Kuvendin e Maqedonisë. Mendova se më në fund ke thënë diçka të mençur por edhe një herë e tregove se sa je i kufizuar dhe sa të këqija dalin nga ai truri yt i kufizuar. Ju jeni qelizë shoviniste dhe nacionaliste, njejtë si e Millosheviqit, që ende ëndërroni për ”Maqedoni të pastër” dhe ”Dhoma gazi për shqiptarët”. Do të përgjigjeni për të këqijat dhe krimin që ju keni sjellë qytetarëve të Maqedonisë sonë për këto vite. Do të përgjigjeni.” shkruan Muhamed Zekiri./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit