1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përçarjet në PD, Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mërkurën

Më të lexuarat

Përçarjet në Partinë e Drejtësisë po vazhdojnë. Derisa grupi i Ferid Aganit ka shpallur zgjedhje në të gjitha degët që kanë përkrahur grupin tjetër të kryesisë, këta të fundit tanimë kanë vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet më 28 shtator.

Sipas një komunikate të dërguar nga sekretari i Përgjithshëm i PD –së, Fidan Mustafa ka shpjeguar edhe një herë se Këshilli Drejtues i PD-së nga mbledhja e 3 shtatorit, bazuar në statutin e saj doli me vendimin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor.

Sipas tij, ky qëndrim i Këshillit Drejtues u rikonfirmua edhe në mbledhjen e 21 shtatorit, ku pjesëmarrës ishin 17 degë, nga 24 sa janë gjithsej, të cilat po kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e partisë.

“Në këtë mbledhje ku të pranishëm ishin edhe nënkryetarët Jeton Svirca dhe deputetja Labinotë Demi-Murtezi si dhe Sekretari i Përgjithshëm Fidan Mustafa, e në të cilin u vendos që të bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë. Në këtë takim në mënyrë unanime u bë thirrje që të respektohet vendimi i K. Drejtues për Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor si dhe u mor vendim që ky Kuvend të mbahet me 28 shtator”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, thuhet se të gjitha degët u dakorduan që të angazhohen në mënyrë që ky proces të jetë konform statutit të partisë dhe vendimeve që Këshilli Drejtues i ka marrë më datë 3 shtator.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit