3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Automobili

Më të lexuarat

Automobili apo vetura është një mjet transportues rrugor. Në vitin 1890 Ransom E. Olds konstruktoi automobilin e tij me avull. Automobili i parë u konstruktua nga Charles Duryea dhe Frank Duryea, ky ishte automobili i parë me benzinë në Amerikë, i cili publikisht është paraqitur më 21 Shtator të vitit 1893 në Springfield, Majami të ShBA-ës.
Në ditët e sotme veturat janë shumë më të sofistikuara dhe me më shumë elemente shtesë, që i bëjnë këto më komforte dhe më të përdorshme.

Llojet e veturave sipas përdorimit

Vetura ekonomike në grupin e veturave ekonomike futen zakonisht veturat të cilat janë të një prodhimi në seri dhe që përdoren nga popullsia e gjerë, pavarësisht se cilës marke i përkasin.
Vetura luksoze nuk është një veturë e një prodhimi në seri, por është veturë e prodhuar në një numër të caktuar, apo edhe një veturë e vetme e përgatitur për një blerës special. Veturat luksoze veçohen për nga çmimi i tyre nga veturat ekonomike, që nënkupton se gjithashtu veçohen edhe për nga siguria, cilësia pjesët e zgjedhura si dhe nga qëndrueshmëria që e karakterizon atë.
Vetura sportive janë këto vetura të cilat janë të prodhuara special për përdorim sportiv me një motor të përshtatshëm për t’i përballuar presioneve të ndryshme në garat sportive.

Llojet e veturave sipas shfrytëzimit të energjisë

Vetura me benzinë
Vetura me naftë
Vetura me bateri

Historia e prodhimit të markave

Opel veturën e parë e prodhoi në vitin 1899.
Fiat veturën e parë e prodhoi në vitin 1899.
Mercedes-Benz veturën e parë e prodhoi në vitin 1901.
Audi veturën e parë e prodhoi në vitin 1909.
Alfa Romeo veturën e parë e prodhoi në vitin 1910
BMW veturën e parë e prodhoi në vitin 1929.
Toyota veturën e parë e prodhoi në vitin 1936
Ferrari veturën e parë e prodhoi në vitin 1947.
Suzuki prodhimin e parë masiv të veturave e bëri në vitin 1954
Jaguar veturën e par e prodhoi në vitin 1969

Tregjet e veturave

Pesë makinat që zënë vendet të para për shpejtësi në botë
Bugatti Veyron Super Sport
Hennessey Venom GT
Koenigsegg Agera R
SSC Ultimate Aero
Saleen S7 Twin-Turbo

wiki

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit