0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vjedhje spektakolare në muzeun e Roterdamit

Më të lexuarat

Një vjedhje spektakolare, njësoj si në filmat holivudianë, është regjistruar në muzeun Kunsthal të Roterdamit në Holandë. Sipas burimeve, objektet e vjedhura janë disa piktura, disa prej të cilave mbajnë firmat e piktorëve më prestigjozë të të gjitha kohërave.
Lajmin e bën të ditur transmetuesi televiziv britanik Sky News, që citon burime pranë policisë holandeze, të cilat kanë konfirmuar grabitjen.

Bëhet fjalë për dy piktura të Monet, një Picasso, një Matisse, si dhe disa të tjera autorët e të cilave nuk janë identifikuar, transmeton TCH.

Grabitja është kryer gjatë orëve të natës dhe pikturat e vjedhura kapin një vlerë të konsiderueshme, kanë deklaruar drejtuesit e policisë, të cilët nuk kanë dhënë shumë detaje për arsye hetimore.

Muzeu Kunsthal ka në ambientet e tij një ekspozitë temporane me vepra të Van Gogh, Dali, Duchamp, Mondrian, etj. Disa media holandeze kanë raportuar lajme të pakonfirmuara se “Gruaja që Lexon” e Matisse është mes pikturave të vjedhura.

“Ka pasur një hyrje me forcë gjatë natës dhe janë marrë disa piktura që kapin një vlerë të konsiderueshme”, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë holandeze, Patricia Wessel.

Për momentin agjentët e policisë shkencore po mbikëqyrin ambientet e muzeut, në përpjekje për të zbuluar mënyrën e hyrjes së hajdutëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit