4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ministri i Jashtëm turk: ambasadori amerikan nuk është guvernator i Turqisë

Më të lexuarat

Në përpjekje për t’i bërë ballë terrorizmit të të gjitha llojeve, me një vendim qeverie janë zëvendësuar me të emëruar ditë më parë në Turqi 24 kryebashkiakë, përgjithësisht në lindje dhe në juglindje të vendit.

Kryebashkiakët janë zëvendësuar për lidhjet e tyre me PKK-në, organizatën terroriste kurde, por dhe për lidhjet me FETO-n, që organizoi grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut të këtij viti.

Ambasada amerikane në Ankara ka publikuar një deklaratë në faqen e saj elektronike më 11 shtator, ku shpreh shqetësimin për largimin e kryebashkiakëve, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme vendore në ato rajone.

E lidhur me këtë, siç njofton e përditshmja turke Hürriyet në gjuhën angleze, sot ka patur një reagim të ashpër të ministrit të Jashtëm turk, Mevlyt Çavushogllu, që ka deklaruar se ambasadori amerikan në Turqi nuk është guvernator.

“Disa deklarata, që vijnë veçanërisht nga aleatët tanë, na pikëllojnë në një kohë kur po luftojmë kundër terrorizmit,” ka thënë kryediplomati turk teksa gjendej në Antalja.

“Para së gjithash, metoda e një ndërhyrjeje të tillë nuk mund të pranohet. Turqia nuk është një vend i dorës së dytë. Nëse doni të keni një marrëdhënie të fortë me Turqinë, duhet ta konsideroni atë si një partner të barabartë,” është shprehur Çavushogllu.

“Ambasadorët nuk janë guvernatorë në Turqi. Ata duhet ta bëjnë punën e tyre si duhet…,” ka vazhduar ai.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve nuk janë të paqta prej kohësh. Mbështetja nga amerikanët e kurdëve të YPG-së dhe PYD-së në Siri, si dhe çështja e ekstradimit të Fethullah Gylenit, kanë sjellë fërkime të herëpashershme midis dy aleatëve strategjikë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit