0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Presidenti i ri i UEFA-s: Njerëzit më besuan dhe donin fytyrë të re

Më të lexuarat

Presidenti i sapozgjedhur i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Çeferin tha sot se futbolli evropian po përballet me probleme serioze dhe paralajmëroi menaxhim më efikas dhe transparent të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 42 vota nga gjithsej 55 të federatave kombëtare të UEFA-s, slloveni Çeferin sot u zgjodh presidenti i shtatë i organizatës në Kongresin e 12-të të jashtëzakonshëm të UEFA-s të mbajtur në Athinë. Pas zgjedhjeve, ai iu drejtua gazetarëve në konferencën zyrtare për media të UEFA-s dhe falënderoi të gjithë votuesit për mbështetjen e tyre.

“Vendimi për të kandiduar për kreun e UEFA-s ka qenë personal i imi dhe është e qartë se njerëzit më pranuan dhe se donin një fytyrë të re, donin ndryshim në krye të organizatës. E patë me votimin e sotëm”, tha Çeferin, presidenti i FF të Sllovenisë.

Duke theksuar se duhet bërë shumë punë në efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit të UEFA-s, Çeferin tha se së pari do të shkonte në Nyon dhe në selinë e organizatës të njoftojë të gjithë zyrtarët, dhe pastaj të përpilojë një hartë dhe planin e punës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit