2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Të shtëna në Wyoming: Plaku vret një person, pastaj bën vetëvrasje

Më të lexuarat

Një burrë, 77 vjeçar, ka shtënë mbi tre persona në një kompleks banesash të të moshuarve, ku jetonte edhe ai, duke vrarë një person, para se të vriste veten.

Siç shkruajnë mediat e huaja,ngjarja ka ndodhur në Wyoming, SHBA.

Larry Rosenberg – i identifikuar nga departamenti i policisë – u largua pas të shtënave me një pistoletë. Ai vrau veten pasi oficerët iu afruan në një lagje më shumë se një kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Po sipas medieve të huaja, ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

“Ai filloi të qëndronte larg të tjerëve, duke u ankuar në lidhje me objektin dhe në lidhje me njerëzit”, tha Margaret Rosso, nëna e së cilës jeton në kompleksin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit