1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Familjet që i ndau ISIS-i, i ribashkoi “Mburoja e Eufratit”

Më të lexuarat

Familjet e ndara me ardhjen e organizatës terroriste DAESH në rajonet e veriut të Halepit janë ribashkuar pas shpëtimit të tyre nga ofensiva “Mburoja e Eufratit” e cila mundësoi hapjen e një korridori Jerabulus – Azez, raporton AA.

Fondacioni Humanitar Turk IHH në kuadër të një fushate të titulluar “Po rindërtojmë së bashku, Azez – Jerabulus”, është nisur drejt Jerabulusit me 10 kamionë ndihma të shoqëruar edhe nga 160 familje nga Azezi.

Autokolona e ndihmave është shoqëruar nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), ndërkohë për shkak të kërcënimit të DAESH-it autokolona ka arritur vetëm pas 5 orësh në Jerabulus pasi shpesh herë ka përdorur rrugët dytësore ose ka lëvizur buzë lumenjve dhe përmes arave.

Familjet të cilat u takuan pas 3 vitesh u përshëndetën dhe u çmallën me njëra-tjetrën. Ndërkohë vullnetarët ndan ndihmat e sjella për banorët.

Në një deklaratë për gazetarin e AA përfaqësuesi i IHH në Azez, Ömer Koparan, tha se mijëra njerëz kanë lënë Jerabulusin në kohën kur DAESH-i mori nën kontroll këtë qytet.

Duke theksuar se me hapjen e korridorit Azez-Jerabulus shumë familje kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre të braktisura, Koparan tha: ”Sollëm me vete krahas ndihmave edhe 160 familje të cilët nuk i kanë takuar ende të afërmit e tyre. ‘Mburoja e Eufratit’ u bë shpresë për ta. Falënderoj Zotin që familjet bashkë me ndihmat humanitare arritën në Jerabulus.”

-“Më kishte marrë shumë malli për motrën dhe nipërit”

Hasani 16 vjeçar i cili u përqafua me motrën dhe nipërit e tij tha se kishte 3 vite që nuk e shihte atë. Duke theksuar se e ka ndjekur hap pas hapi “Mburojën e Eufratit” Hasan në vijim shtoi: “Ndërkohë që vinin lajme të mira fluturoja nga gëzimi. Më kishte marrë shumë malli për motrën dhe nipërit e mi. Falënderoj Zotin që i takova shëndoshë e mirë. Jam shumë i lumtur.”

Hadixhe Ramazan ishte një tjetër banore e Azezit e ardhur pranë familjes së saj. Duke i puthur dhe përqafuar anëtarët e familjes, ajo shprehet se është shumë e lumtur dhe e emocionuar që ndodhet aty.

Siriania thotë se prej një kohe të gjatë është çmallur duke parë fotografitë e tyre. “Nuk di çfarë të them. Jam shumë e lumtur. Zoti qoftë i kënaqur nga ata të cilët mundësuan këtë”, u shpreh ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit