Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet lindore të Indonezisë, njoftoi Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS).
Ai shtoi se tërmeti nuk kishte provokuar cunami.
”Epiqendra e tërmetit, që goditi vendin në orën 01:31 GMT, ishte 247 kilometra larg qytetit Nabire, në Papuazinë Indoneziane”, tha USGS.
Janë njoftuar vetëm disa dëme materiale në ishullin Aru, në provincën Moluques, ndërkohë që nuk është sinjalizuar asnjë viktimë.trt/kohaislame