-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpërthen Zeid Ra’ad al-Hussein: Ndihem kaq i zemëruar nga gjysmë të vërtetat alla ISIS të demagogëve perëndimorë

Më të lexuarat

Shefi për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra’ad al-Hussein ndërmorri një sulm frontal ndaj politikanëve populistë perëndimorë, duke i cilësuara ata “demagogë dhe fantazistë politikë”.

Ai veçoi liderin e së djathtës ekstreme hollandeze, Geert Wilders, duke thënë se e përdor mashtrimin si armë politike. Ndërsa të tjerët, sipas tij, ku përfshihet edhe kandidati republikan në presidencialet amerikane, Donald Trump si dhe fushatuesi i Brexit, Nigel Farage, e përdorin të njëjtat taktika si i ashtuquajturi ISIS.

Hussein iu adresua një konference sigurie në Hagë.

Në një manifest elektoral të publikuar muajin e kaluar, Wilders tha se nëse zgjidhet ai do të mbyllë të gjitha xhamitë dhe do të ndalojë Kur’anin për emigrantët muslimanë. Partia e tij e Lirisë kryeson sondazhet në Hollandë përpara zgjedhjeve të vitit 2017.

Wilders, gjithashtu, iu adresua konventës së partisë Republikane në Kleveland muajin e kaluar, në mbështetje të kandidatit Trump. Fushata e këtij të fundit është shënjuar nga retorika e ashpër ndaj emigrantëve dhe çështjeve sociale.

Hussein, komisioneri i lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, u tha të pranishmëve në inagurimin e  fondacionit për Paqe, Drejtësi dhe Siguri në Hagë, se ai dëshironte që fjalimin e tij t’ia drejtonte “Geert Wilders, bashkëpunëtorëve të tij, e në të vërtetë, të gjithëve atyre si ai –populistëve, demagogëve dhe fantazistëve politikë”.

“Unë jam një musliman, që është, si për të habitur racistët, me lëkurë të bardhë, nëna e të cilit është europiane dhe babai arab. Dhe unë janë shumë i zemëruar, gjithashtu, për shkak të gënjeshtrave e gjysmë të vërtetave të zotit Wilders, manipulimeve dhe kërcënimeve me anë të frikës”, tha Hussein.

Zeid Ra’ad al-Hussein apeloi për veprim kundër valës në rritje të populizmit. Ai e përshkroi manifestin e partisë së Lirisë si grotesk dhe tha se Wilders ka shumë të përbashkëta me kandidatin presidencial, Donald Trump; kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban; lideren e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen; ish –liderin e UKIP në Britaninë e Madhe, Nigel Farage. Ai tha se të gjithë ata kanë ngjashmëri me ideologjinë e shfaqur nga grupi ISIS.

“Të gjithë kërkojnë në shkallë të ndryshme të rimëkëmbin një të kaluar, me imazhe të gënjeshtra e kaq të pastra në formë, ku fusha të ndriçuara nga dielli janë vendi ku jetojnë njerëz të bashkuar nga etnia apo feja. Një e kaluar që sipas shumicës së gjasave, në realitet, nuk ka ekzistuar ndonjëherë, në ndonjë vend”.

Ai shtoi se: Mos u gaboni, unë sigurisht nuk barazoj veprimet e demagogëve nacionalistë me ato të ISIS. Por në mënyrën e komunikimit, përdorimin e gjysmë të vërtetave dhe thjeshtësimin, propaganda e ISIS përdor taktika të ngjashme me ato të populistëve.

Hussein tha se “paragjykimet poshtëruese racore dhe fetare të nxitura nga të ngjashmit e Wilders” janë shndërruar në politikë zyrtare në disa vende. “Ne dëgjojmë për përshkallëzim të diskriminimit në vendet e punës. Fëmijët po ndjehen të turpëruar dhe të shastisur për origjinën e tyre etnike dhe fetare – çfarëdo të jenë pasaportat e tyre, atyre iu thonë se nuk janë ‘vërtet’ europianë, nuk janë ‘vërtet’ francezë, britanikë apo hungarezë. Komunitete të tëra po njollosen me dyshimet se pëlqejnë terroristët”, tha ai.

Hussein paralajmëroi se një atmosferë e dendësuar nga urrejtja, mund të përshkallëzojë shpejt në dhunë kolosale.

“Një dekadë më parë, manifestoja e Geert Wilders dhe fjalimi në Klevelend do të kishte krijuar një zemërim mbarë botëror. Po tani? Tani, ata përballen me më pak se një mbledhje supesh, dhe jashtë Hollandës, fjalët e tij dhe planet e rrezikshme as që vihen re”, tha ai.

“A do të qëndrojmë aty e të vazhdojmë të shohim këtë banalizim të mashtrimit, derisa të shkojë në përfundimin e vet llogjik”?

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit