3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Paralajmërojnë shkencëtarët: Tatuazhet e shkaktojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse

Më të lexuarat

Në Amerikë dhe shtetet tjera Perëndimore qe një kohë të gjatë është aktiv trendi i tatuazheve, ndërsa ditëve të sotme ky trend është shpërndarë përgjatë tërë botës, e veçanërisht në mesin e personave të rinj.

Sidoqoftë, studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet, transmeton Telegrafi.

Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat e shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm.
Ata, në zbulimin e tyre më të ri e nxjerrin në shesh rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në shpretkë përmes gjakut dhe veshkave.

Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’i bërë ballë helmeve.

Rreziku i ngjyrave të kuqe dhe të kaltra

Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëhershmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt.

Këto kimikale janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes.

Rreziku i ngjyrës së zezë

Studimi nga Dr. Georgina serua nga Kopenhaga ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Evropë.

Sipas hulumtimeve të SHBA-së, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke e përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë është dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit