-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nuk mban më: I pari peshkop anglikan deklaron se është ‘gay’

Më të lexuarat

Peshkopi anglikan deklaron se është homoseksual dhe bëhet peshkopi i parë i Kishës së Anglisë që thotë se ai është homoseksual dhe ka një lidhje, shkruan BBC.

Peshkopi Nicholas Chamberlain në dioqezën Lincols u shugurua vitin e fundit nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby – që ka thënë se e dinte seksualitetin e peshkopit.

“Ai ishte në një “marrëdhënie afatgjatë dhe të përkushtuar”, tha Kryepeshkoi Welby.
Peshkopi Chamberlain tha se ai i respekton udhëzimet e Kishës që thonë se klerikët homoseksualë duhet të mbeten beqarë.

Kryepeshkopi nga ana e tij shtoi se “emërimi i tij si peshkop i Grantham u bë mbi bazën e aftësive të tij dhe thirrjes për të shërbyer në dioqezën Lincoln. Ai jeton sipas parimeve ipeshkvnore dhe seksualiteti i tij është tërësisht pa rëndësi në postin e tij”, përcjell Syri.net.

Një zëdhënës i Kishës së Anglisë tha se “Nicholas nuk ka mashtruar asnkënd dhe ka qenë i hapur dhe i vërtetë kur iu kërkua. Çështja nuk është sekret, megjithatë është jeta private e tij siç është rasti me të gjitha marrëdhëniet në çift”.

Peshkopi Chamberlain e zbuloi veten në një intervistë për “The Guardian” dhe u raportua se ai e dha intervistën pasi jeta e tij private ishte gati për t’u bërë publike nga një gazetë të dielën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit