-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Carl Bildt: Nuk ka dyshim se pas përpjekjes për grusht shteti qëndron Gyleni

Më të lexuarat

Ish-ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt, tha se nuk ka asnjë dyshim se pas tentimit të grusht shtetit në Turqi, më 15 korrik, qëndron Fethullah Gyleni.

Gjatë një bisede për Anadolu, Bildt tha se nuk ka asnjë dyshim tek ekspertët në Turqi dhe jashtë saj se në qendër të tentimit të grusht shtetit në Turqi është Gyleni dhe lëvizja e tij.

Ish-ministri suedez theksoi se asnjë nga të gjithë bashkëbiseduesit që ka takuar, si në Turqi ashtu edhe jashtë saj, nuk ka asnjë dyshim se pas tentimit për grusht shteti qëndron Gyleni.

Ai theksoi se Gyleni ishte personi i parë i dyshuar në momentet që kishte parë në televizion tentimin e grusht shtetit në Turqi. Prej atëherë e deri më sot shihet qartë se pas gjithçkaje fshihet Gyleni dhe organizata e tij FETO.

Ai shprehu qartësinë për aktivitetet që zbatojnë pjesëtarët e FETO-s.

“Kam dëgjuar detajisht rreth asaj se si njerëzit e Gylen-it janë infiltruar në polici dhe në sistemin gjyqësor”, shpjegon Bildt.

I pyetjen nëse Turqia priste ndonjë grusht shtetit, përgjigja ishte negative.

“Diçka të tillë kam konsideruar se ishte e pamundur, sepse besoj se këto gjëra kanë përfunduar vite më parë”, tha Bildt.

Sipas tij, kërkimi dhe procesuimi i atyre që janë përfshirë në tentimin e grusht shtetit është e drejta më e natyrshme e qeverisë turke.

Ai paralajmëroi se Turqia në rast të nënvlerësimit të tentimit të grusht shtetit mund ti ekspozohej një rreziku për një grusht të ri. Ish-ministri suedez ka folur edhe për rëndësinë e vizitës në Turqi të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Bildt tha se tema rreth Gylenit nuk është një çështje që evropianët lehtë mund të kuptojnë.

Ai kujtoi se zyrtarët e BE-së dhe liderët evropianë, pas 15 korrikut i dhanë mbështetje Turqisë dhe demokracisë së saj. Bildt porositi se ishte e nevojshme që zyrtarët e BE-së pas tentimit të grusht shtetit të mbështesin Turqinë më shumë nga më parë.

Ai foli edhe për marrëveshjen e ripranimit ndërmjet Turqisë dhe BE-së dhe liberalizimin e vizave, duke thënë se marrëveshja është komplekse, por “e fortë”.

“Askush nuk thotë se është e përsosur, por të gjithë e shohin se marrëveshja ka avantazhet e saj”, tha Bildt.

Sipas tij, liberalizimi i vizave duhej të ishte zgjidhur vite më parë.

Ai shprehu besimin e tij se është e nevojshme që të intensifikohen dhe të rriten të gjitha llojet e marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit