2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Alexandra Papadopoulou, shefe e re e EULEX-it në Kosovë

Më të lexuarat

Sot, Alexandra Papadopoulou e mori detyrën si shefe e re e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në një njoftim për media, thuhet se Papadopoulou, një diplomate e lartë greke me përvojë të gjatë në Ballkan, ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

“Angazhimet e kohëve më të fundit të saj përfshijnë shërbimin si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, Belgjikë, si dhe Drejtoreshë e Përgjithshme për çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë kryesimit të paradokohshëm të BE-së nga Greqia në vitin 2014. Po ashtu, Ambasadorja Papadopoulou ka shërbyer edhe si Zëvendës-Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Kombet e Bashkuara, si dhe Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Shkup për pesë vjet”, thuhet në njoftim.

“Kam kënaqësinë të jem Shefja e re e Misionit EULEX dhe të vazhdoj t’i ndihmoj autoritetet në ndërtimin e një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë këtu në Kosovë,” tha Papadopoulou.

Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, Papadopoulou do të takohet me partnerët kryesorë të EULEX-it dhe me zyrtarët e lartë të Kosovës.

Papadopoulou vjen në këtë post pas diplomatit italian Gabriele Meucci.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit