-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Niset grupi i parë i haxhinjve nga Maqedonia

Më të lexuarat

“Nëna më pyeti nëse dëshiroj të shkoj në haxh. Unë u përgjigja se kjo është lutja që bëj çdo herë gjatë çdo lutjeje në sofër” u shpreh njëri nga haxhinjtë e ardhshëm më të ri, nëntëvjeçari Baush

SHKUP (AA) – Niset nga Maqedonia grupi i parë i haxhinjve të ardhshëm të cilët këtë vit do të gjenden në tokat e shenjta për të plotësuar ritualin e haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aeroportin Aleksandri i Madh në Shkup, haxhinjtë u përcollën nga familjet e tyre, farefisi dhe të afërmit.

Junus Bajrami, haxhiu i ardhshëm i cili për herë të parë do të shkojë në haxh, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se me ndjenja të papërshkrueshme janë nisur për ta plotësuar këtë ritual për hirë të Zotit. “Zoti ia mundësoftë këtë kënaqësi gjithsecilit. Uroj që edhe ata që nuk kanë mundësi, një ditë të mund të shkojnë”, tha më tej Bajrami.

Ndërkaq, njëri nga haxhinjtë e ardhshëm më të ri, nëntëvjeçari Muhamed Musab Baush, u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të shkojë në haxh së bashku me familjen e tij.

“Nëna më pyeti nëse dëshiroj të shkoj në haxh. Unë u përgjigja se kjo është lutja që bëj çdo herë gjatë çdo lutjeje në sofër. Atë vend çdo herë e kam shikuar përmes televizionit apo kompjuterit, ndërsa tani m’u bë e mundur ta shoh me sytë e mi”, u shpreh Baush, duke shtuar se çdo herë ka qenë kurreshtar ta dijë se çfarë vendi janë tokat e shenjta.

Nga ana tjetër, Koordinatori për Haxhin pranë Myftinisë së Shkupit, Fatmir Zaimi, theksoi se me grupin e parë janë nisur 177 haxhinjë dhe një ekip shoqërues prej 20 personave që përbëhet nga udhëheqës, ekip shëndetësor dhe pjesëtarë të tjerë të personelit.

Në aeroport u përjetuan çaste emocionuese gjatë përshëndetjes mes atyre që i përcollën të afërmit e tyre drejt tokave të shenjta dhe haxhinjve të ardhshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Irsal Jakupi, më parë kishte informuar se në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 730 persona për kryerjen e ritualit të haxhit për këtë vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit