0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Berisha: Të rriten kërkimet shkencore, Gjeoshkenca, jetike për Sigurinë Kombëtare

Më të lexuarat

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në përurimin e rikonstruksionit të godinës së Institutit të Gjeoshkencës, një investim prej 75 milionë lekësh.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi që Instituti është i një rëndësie të madhe për sigurinë kombëtare.
“Të dhënat e tij në këtë aspekt janë të një rëndësie jetike për parashikimin, trajtimin dhe menaxhimin e tyre, qofshin ujrat, zjarret, tërmetet, etj”.

Berisha kërkoi që Instituti të fokusohet në kërkimin shkencor.
“Ta nxisim kërkimin shkencor. Vitet e fundit në Institut janë bërë financime për kërkime rreth 180 mln lekë. Unë bëj thirrje të bëni kërkime shkencore në mënyrë që ju të qëndroni në lartësinë e kërkesave të kohës”.

Ai gjithashtu shtoi që ky institut të jetë tempulli i studimeve më serioze në fushën e Gjeoshkencës.
‘Kjo kërkon një hapje ndaj të gjithë atyre studiuesve brenda universitetit dhe jashtë tij që së bashku me ju duan të studiojnë problematikat. Unë jam dakort që numri i punonjësve të shtohet sipas nevojave. Reduktim të orëve të mësimit për pedagogët në universitete dhe përparësi në kërkimin shkencor si jeta e vërtetë akademike”, shtoi më tej Kryeministri”.

“Keni aparatura moderne, për ne çështjet e emergjencës janë çështjet më të para dhe më parësore se me to lidhet jeta e qytetarëve shqiptarë. Qeveria nuk do kursejë asgjë që të keni teknologjinë më moderne dhe rrjetin më serioz në mbarë vendin”.

Berisha bëri thirrje që të dhënat metrologjike përveçse dërgohen në prefektura, të dërgohen zyrtarisht dhe në media.
“Me qëllim që publiku të informohet në çdo kohë”.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit