Pas tërmetit të së mërkurës në Itali, kërkimet mbi subjektin në fjalë kanë dominuar në makinën e kërkimit Google.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, pyetjet e para ishin “çfarë të bësh në rast tërmeti”, “përse tërmetet bien gjithmonë natën”, etj.
Ndërsa tani, përdoruesit e internetit pyesin se si mund të ndihmojnë popullsitë e goditura nga tërmeti.
Në krye të pyetjeve të pyetjeve është: “si mund të ndihmojë pas tërmetit”, e ndjekur nga “si mund të dhuroj para për të dëmtuarit” dhe “për çfarë kanë nevojë viktimat e tërmetit”, transmeton tch.
Por, veç altruizmit, italianët shprehin edhe shqetësim. Pyetja më e kredituar në këto momente është “çfarë të bëj gjatë një tërmeti”, e ndjekur nga “si verifikohen tërmetet”, apo “si mund ta kuptoj që shtëpia ime i reziston tërmetit”.