-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

2 veprat që do të ndërmjetsojnë në Ditën e Gjykimit

Më të lexuarat

Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajttë!): Robër të Allahut! Agjërimi është adhurim madhështor dhe do ndërmjetësoj për agjëruesin ditën e Kiametit.

Atë Ditë ku nuk bën dobi pasuria dhe as fëmijët por vetëm ai që i vjen Allahut me zemrë të pastër.

Ditën e tmerrit të madh dhe etjes agjërimi ndërmjetëson për agjëruesin.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Agjërimi dhe Kurani do ndërmjetësojnë për njeriun ditën e Kiametit. Agjërimi do të thotë: “O Zot, unë e pengova nga ushqimi dhe epshet, lërmë të ndërmjetësoj për të. Ndërsa Kurani do të thotë: “O Zot, unë i privova atij gjumin gjatë natës prandaj lërmë të ndërmjetësoj për të”. Tha: “Ata të dy do të ndërmjetësojnë”. [1]

Kurani do ndërmjetësojë për njeriun ditën e Kiametit dhe agjërimi do ndërmjetësojë për njeriun ditën e Kiametit. E sa nderim dhe mirësi e madhe është kjo.

[1] Transmeton Ahmedi me nr. (6626) dhe El-Hakimi me nr. (2036) dhe ka thënë: “Sahih sipas kushteve të Muslimit” dhe e ka aprovuar Edh-Dhehebiu. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Hasen sahih”. “Sahihu et-tergib uet-terhib” (1/238). Shih. “Temamul-minneh”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit