3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Emiri i Kuvajtit shpërndan Parlamentin

Më të lexuarat

Sundimtari i Kuvajtit urdhëroi shpërndarjen e Parlamentit dje, duke i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare në vendin naftëprodhues të Gjirit Persik, pas disa muajsh krize politike. Emiri Sheik Sabah al-Ahmad al-Sabah do të duhet tashmë të shpallë zgjedhjet e ardhshme.

Kuvajti, një aleat i SHBA-së në rajon, ka një sistem politik relativisht të hapur sipas standardeve të Gjirit Persik dhe deri më sot ka shmangur protestat e valës së “Pranverës arabe”, të cilat përmbytën shumë qeveri në zonë. Por tensioni është rritur mes Parlamentit që është i përzgjedhur dhe qeverisë që është emëruar prej tij. Emiri, i cili ka fuqi të mëdha, zgjedh Kryeministrin, i cili nga ana e tij, zgjedh ministrat.

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin në shkurt të këtij viti dhe opozita islamike, si dhe kandidatët e pavarur, arritën sukses. Ata formuan një bllok në Parlament, e cila e vuri qeverinë nën presion. Qeveria është e dominuar nga princat e familjes në pushtet. Emiri e ka shpërndarë Parlamentin deri më sot gjashtë herë që nga viti 2006, kur erdhi në pushtet. Mosmarrëveshjet me opozitën kanë bllokuar programe të rëndësishme investimesh, përfshirë një paketë zhvillimi me vlerë 108 miliardë dollarë. Programi synon të diversifikojë ekonominë e këtij vendi, duke realizuar prodhime jashtë industrisë së naftës, ndërkohë që synon ndërtimin e rafinerive të reja për të eksportuar më shumë produkte të gatshme dhe më pak naftë bruto.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit