5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nëse dëshiron të dish gjendjen tënde në varr

Më të lexuarat

Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan:
“Gjendja e njeriut në varr është e njëjtë me gjendjen e zemrës në gjoksin e tij, për nga aspekti i kënaqësisë e dënimit, si dhe burgosjes e lirimit.
Andaj, nëse dëshiron të dish sesi do të jetë gjendja jote në varr, atëherë shikoje zemrën tënde. Nëse zemra jote është e mbushur me lumturi, qetësi dhe pastërti, atëherë – me lejen e Allahut – kjo do të jetë gjendja jote edhe në varr, e gjithashtu edhe anasjelltas. Kësisoj, sheh sesi njeriu më i qetë është që ai që nuk i ndahet bindjes ndaj Allahut, moralit të mirë dhe zemërgjerësisë. Pra, imani i largon brengat dhe pikëllimet; ai është prehje e syve për njësuesit e Allahut dhe ngushëllim për adhuruesit e zellshëm.
Kush nuk i ndahet tesbihut (subhanAllah), i hapet lumturia.
Kush nuk i ndahet hamdit (elhamdulilah), mirësitë i vijnë njëra pas tjetrës.
Kush nuk i ndahet kërkimit të faljes, i hapen dyert e mbyllura.

(Ed-Da’u ued-Deua’, 187, 188).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit