Turqia dhe SHBA-të bashkuan forcat të mërkurën për të pastruar një qytet në kufi me Sirinë nga militantët e Shtetit Islamik, tha zyra e kryeministrit turk, shkruan Daily Mail.
Operacioni filloi në orën 4 të mëngjesit, me artilerinë turke duke shkaktuar zjarr të vazhdueshëm në qytetin Jarablus, ku më pas vazhduan aeroplanët turk të luftës ku bombarduan ISIS-in, raporton agjencia Anadolu. Nuk është ende e qartë nëse ndonjë turk apo forcat siriane të mbështetura nga opozita turke kaluan kufirin për të marrë pjesë në këtë operacion, transmeton KP.