Në Francë për shkak të një firme që prodhon sheqerka bletët kanë filluar të prodhojnë mjaltë me ngjyrë.
Bletarët e qytezës Ribeauville në rajonin Alsas ndihen të çuditur sepse bletë e tyre ka disa kohë që prodhojnë mjaltë me ngjyrë.
Edhe prodhuesit e mjaltit ndihen të çuditur kur shohin mjaltë me ngjyrë blu, të gjelbër ose të kuq.
Bletarët të cilët kanë filluar ta hetojnë këtë fenomen po mbajnë përgjegjës një fabrikë sheqerkash që gjendet 4 km larg koshereve të tyre.
Mbeturinat e fabrikës së sheqerkave përpunohen. Kurse autoritetet e fabrikës thonë se edhe ata e kanë vënë re këtë situatë dhe se tashmë përpunimet nuk bëhen më në ambiente të hapura./trt/kohaislame