Trupi qeverisës i Kishës Ortodokse Ruse i ka lejuar klerikët që të garojnë për poste, por vetëm “në raste të nevojave kishtare”.
Në rezolutën e miratuar thuhet se kleri ortodoks mund të marrë pjesë në zgjedhje në situata të jashtëzakonshme, aty ku ka nevojë për veprime kundër forcave anti-ortodokse, të cilat kërkojnë përdorimin e posteve për ta luftuar Kishën Ortodokse.
Sidoqoftë, rezoluta thotë se klerikët nuk do kanë të drejtë të bëhen anëtarë të asnjë partie politike./BS/kohaislame