Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu në pronocimin që bëri pas kalimit të mocionit të qeverisë nga parlamenti tha: “Gjithsesi mesazhi i Turqisë është kuptuar”.
Qeveria mori nga Kuvendi autorizimin lidhur me mocionin që kishte përgatitur për Sirinë.
Në votimin e bërë në parlament mocioni i qeverisë mori 320 vota pro dhe 129 vota kundër.
Diskutimet për mocionin e qeverisë në seancë plenare u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe zgjatën 3 orë.
Rezoluta e Sirisë mori votat e deputetëve të partive AK dhe MHP.
Kurse deputetët e opozitës, të partive CHP dhe BDP, votuan kundër mocionit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu në deklaratën që bëri pas kalimit të mocionit të qeverisë nga parlamenti tha: “Gjithsesi mesazhi i Turqisë është kuptuar”.
Procesverbalet lidhur me diskutimet që u bënë për mocionin e qeverisë nuk do të publikohet për 10 vjet, pasi seanca plenare u zhvillua me dyer të mbyllura. /trt/kohaislame