-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

TIKA: Para fillimit të punimeve, në klasa nuk ekzistonte portreti i Skënderbeut

Më të lexuarat

“Në këto orë është vendosur stema e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin, pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë”, thuhet në reagimin e TIKA-s

PRISHTINË (AA) – Në lidhje me pretendimet në disa media vendase se Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) gjatë rikonstruktimit të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë ka hequr fotografinë e Skënderbeut dhe në vend të saj ka vendosur flamujt turk, ka reaguar edhe agjencia në fjalë duke dënuar ashpër dhe duke denoncuar lajme të tilla si të pabazuara dhe qëllim keqe që nuk përputhen assesi me parimet e gazetarisë dhe vlerat morale, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga TIKA theksojnë se duke u bazuar në kërkesën e drejtuar nga kjo shkollë fillore, me anë të agjencisë TIKA është realizuar rikonstruktimi dhe furnizimi me mobilje të disa nga klasave. Poashtu theksohet se këto punime të renovimit dhe inventarizimit të gjerë janë kryer nga kompanitë kosovare dhe nga punëtorë shqiptarë në Kosovë.

“Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlerësuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funksionalitet, por edhe dobi për nxënësit dhe mësimdhënësit. Në këto orë është vendosur stema e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin, pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë”, thuhet në reagimin e TIKA-s, si dhe theksohet se para fillimit të punimeve në këto klasa as që ekzistonte portreti i Skënderbeut.

Në vijim thuhet se “iniciativat e këtij lloji nuk i konsiderojnë vetëm si një fushatë manipuluese të iniciuar kundër institucionit TIKA, e cila ka realizuar qindra projekte në fusha të ndryshme si në arsim, bujqësi, shëndetësi, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke përfshirë këtu edhe investimet në Shkollën e Mesme të Lartë në Drenas, e cila pikërisht e mban emrin e Skënderbeut dhe në shumë shkolla ku në klasat e tyre ekziston portreti i Skënderbeut, por edhe si një iniciativë mashtruese ndaj popullit të Kosovës të kryer me papërgjegjësi dhe mosrespekt. Iniciativat e këtilla qëllimkëqija keqe assesi nuk do të kenë efekt negativ për marrëdhëniet tona me popullin dhe shtetin e Kosovës”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit