4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Hoxhaj: Dënohet vrasja e civilëve të Turqisë

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka dënuar sulmin e forcave të regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në një vendbanim në Turqi, në kufirin me Sirinë, nga i cili janë vrarë disa qytetarë të Turqisë, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

“Në emër të qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, e dënojmë ashpër sulmin dhe vrasjen e qytetarëve turq nga regjimi i Assadit, akt që ka ndodhur në një vendbanim në kufirin me Sirinë”, thuhet, pos tjerash në deklaratën e zotit Hoxhaj.

Më tutje, ai ka theksuar se “Republika e Kosovës shpreh solidaritet të plotë me kërkesat e popullatës për ndryshime politike në Siri, dhe angazhimet e botës demokratike për ndaljen e dhunës dhe brutalitetit të regjimit të atjeshëm”.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit