Ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, besohet se janë duke u bërë negociata për kalimin e mundshëm të tij në radhët e partisë më të madhe opozitare.
Burime të gazetës “Tribuna Shqiptare”, kanë thënë se është pulsi i kryeparlamentarit aktual, i cili kohëve të fundit ka bërë akuza të rënda ndaj bashkëpartiakëve të tij, ndërsa vlerësohet se qëndrimi i tij në PDK është gati se i pamundur.
Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, se tashmë është bërë ‘modë’ që dikush nuk është i kënaqur me partinë e vet dhe do të dalë në partinë tjetër.
“Takim me mua Jakupi nuk ka pasur për këtë çështje. Jakupi mundet me ardhë në LDK. Nëse do me u bo anëtar. Nëse i fiton votat është i mirëseardhur në strukturat udhëheqëse”, ka thënë Rugova. Ndërsa, kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetës për këtë çështje.kohaislame