1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

3 pyetjet e dijetarit Bizant ndaj Ebu Hanifes

Më të lexuarat

Ne shekujt e pare te Islamit, nuk ishin te rralla rastet qe te zhvilloheshin diskutime shkencore ndermjet intelektualeve musliman dhe jomusliman. Nje diskutim te till me nje rast e kishte inicuar sunduesi bizantin, mu ne kohen e Ebu Hanifes, kur kishte derguar ne Kufe intelektualin e tij me te madh me tri pyetje.
Halifi i atehershem u ofroi shkenctareve te shquar Islam qe te hynin ne diksutim me emisarin bizantin, por ata ngurruan te benin nje gje te till. I vetmi qe iu pergjigj kerkeses ishte Ebu Hanife.
Diskutimet asokohe beheshin publike dhe ne to merrnin pjes kureshtar te shumt. Kur Ebu Hanife hyri ne sallen e parapar per dialog, vuri re se dijetari bizantin ishte ulur ne nje lloj minberi, i parapar vetem per kolos.
Ebu Hanife i afrohet dhe e peyet:
A keni ardhur ju per te pyetur ?
Ai iu pergjigj:
Po !
Ateher Ebu Hanifja i tha te zbriste nga ai vend, sepse ai vend ishte parapar per ata prej te cileve kerkohet zgjidhje dhe pergjigje, e jo per ata qe pyesin! Bizantini, pa koment, e pranoi verejtjen dhe, kur imam Ebu Hanife zuri ate vend, e thirri te fillonte me pyetjen e pare.
– Ç’ka ekzistuar para Zotit ?! – ishte pyetja e dijetarit Bizantin
Ebu Hanife, ne vend te pergjigjes, i beri pyetje:
– A kuptoni ju gjesendi nga matematika ?!
Ai iu pergjigj i çuditur :
– Po, kuptoj gjithsesi !
Ebu Hanife perseri e pyet:
– A ka ndonje numer para numrit një ?
Bizantini u pergjigj:
– Jo. Ai eshte i pari dhe para tij nuk ka asgje
Tash Ebu Hanife i pergjigjet:
– Nese para numrit një nuk ka asgje, ateher si do te kete diçka para Allahut Një, te Vetmit!
Ateher Bizantini i drejtoi pyetjen e dytë:
– Ku gjendet Zoti, ne cilin vend dhe ne cilen anë?
Ebu Hanife perseri e pyeti:
– Me thoni, kur e ndizni qiririn, ne ç’anë hedh drite ai?
Bizantini u pergjigj:
– Ne te gjitha anet ne menyr te barabart?!
Ebu Hanife, ateher iu pergjigj:
– Nese per qiririn, ne te cilin e ka prodhuar nje rob i Allahut i pa njohur, nuk mund ta caktoni anen nga e hedh driten, si mund ta beni ateher per Krijuesin e qiellit, te Tokes dhe te gjithçkaje qe ka krijuar?!
Pastaj perfaqsuesi bizantin shtroi pyetjen e tretë:
– Çben tash Zoti?
Ebu Hanife iu pergjigj i qetë:
– I zbret nga minberi dhe i perul – pabesimtaret siç je ti, dhe ua ngre famen besimtareve, siç jam unë.
Pas kesaj dijetari bizantin mblodhi gjesendet e veta dhe , i mposhtur u kthye ne atdheun e tij.
Eshte me rendesi te thuhet, siç thekson El-Hatib el-Havarizmi, se Ebu Hanife ateher ishte nje djalosh dhe as per nga afer nuk e kishte arritur pjekurin dhe diturin qe do ta arrinte me vonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit