1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Volkswageni teston Touaregin e ri T-Prime

Më të lexuarat

SUV-i i tanishëm i Volkswagenit është afër fundit dhe kompania gjermane tashmë ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e modelit të suksesshëm.Koncepti T-Prime që pritet të prezantohet si model në vitin 2017, është testuar në rrugë dhe në bazë të fotografive të para, koncepti nuk ka shumë ndryshime nga modeli i tanishëm.


Auto Express ka siguruar disa foto të konceptit T-Prime i cili është një SUV i madh me katër ulëse. Motori më i vogël i këtij modeli pritet të jetë V6 diesel ndërsa në krye të listës do të jetë V8 TDI.

Touaregu do të ofrohet me motor 2.0-litra TFSI turbocharget me katër cilindra. E njëjta njësi gjithashtu do të ketë një motor elektrik për të fuqizuar Touareg GTE, një hibrid plug-in.

Detajet tjera dhe çmimi i veturës ende nuk janë konfirmuar nga kompania gjermane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit