4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Një tjetër arabo amerikan (kësaj radhe i krishterë) vritet mizorisht në shtepi nga komshiu i tij islamofob.

Më të lexuarat

Nje tjeter arab amerikan (kesaj radhe i krishtere) vritet mizorisht ne shtepi nga komshiu i tij islamofob. Kesaj here nuk ka dyshime; krimi ishte per shkak te urrejtjes!
Khalid Jabara u qelluan per vdekje nga komshiu i tij islamofob, i quajtur Vernon Majors, i cili prej vitesh e ngacmonte famijen e krishtere amerikano-arabe. I quante “arabe te felliqte”, “Libaneze te poshter”, etj.
Komshiu i tyre kishte tentuar dhe me perpara t’i vriste e per kete ishte ndaluar nga policia, por kishte marre nje denim minimal duke u lene me pas i lire qe te kthehej ne shtepine tij, ngjitur me familjen arabo-amerikane.
Diten e ngjarjes, familja kishte lajmeruar policine per nje rrezik te mundshem, por ata i ishin pergjigjur se nuk mund te benin asgje (!!!).
Autori sapo gjeti rastin e pershtatshem, kaloi rrugen matene, hyri ne shtepine e Jabaras dhe vrau Khalidin perpara gjithe familjes se tij.
Kjo familje, pervecse ishte viktime e urrejtjes irracionale, ajo ishte njekohesisht viktime e neglizhences se autoriteteve policore, te cilat nuk e vleresuan situaten per shkak te prejardhjes se tyre arabe.
Ky rast tragjik tregon edhe njehere ate qe e kemi theksuar prej kohesh, se viktima te islamofobise nuk jane vetem muslimanet, por cdokush qe ngjan sadopak me “muslimanin e mediave”.

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit