2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Prishja e minares dhe muslimanët

Më të lexuarat

“MUSLIMANËT E KOSOVËS DUHET TË SHEMBIN KËMBANËN E KISHËS SERBE”
Pushtetarët, intelektualët dhe gazetarët e Kosovës dëshirojnë të dëgjojnë një besimtar apo imam që të ngrihen të gjithë njëzëri për të demaskuar ndonjë hoxhë që në kuadër të lirisë së fjalës shprehet për atë që beson dhe mendon se është e drejtë. Ndërsa në rastin që një shkja në mes të ditës në Gjilan vjen dhe shkatërron minaren e xhamisë në të cilën ishte vendosur edhe shqiponja dykrenare, askush nuk reagon. Policia dhe disa pushtetarë thonë; “Dëmtim i pronës”. O sa keq me qenë shqiptar!
E shikoni, o ju miqtë e Evropës dhe Amerikës sa paqësor që jemi ne shqiptarët muslimanë?! Një shkja sërbi që deri dje na zhdepi në dru, na vranë dhe na prenë, na përdhunuan, të gjithë të ligat na i bënë e na bëjnë, ndërsa ne heshtim. Kështu pra, shqiptarë të kosovës e të tjerë të kudondodhur, e dëshmuam sërishmi para botës qytetarinë dhe tolerancën tonë të orientuar nga islami që na ka mësur në shekujt e shkuar.
O bijtë e shqipes së lënguar!
“Duhet me shemb kisha e me vra shkja për me u çu ju në këmbë?!” Pse sa herë që na bëjnë diç shkiajt i quajm me të meta mendore?! E kur prish avdesin me pak gazra ndonjë musliman ngriheni të tanë n’kambë. “Hallall” ju qoftë ju bash jeni ata që ia patë hajrin gjakut të dëshmorëve të UÇK-së. Turp e faqja e zezë ju qoftë ju që harruat gjithçka që të parët tanë burra shteti lanë amanet. Keqardhje për ata që dëshiruan trashgimtarë patriotë e lanë burrecë që as fustanin e grave nuk e meritojnë këta “bura” shteti që shitën gjakun e dëshmorëve, e janë gati të shesin tokën e kosovës edhe heshtin sot për atë që ndodhi dje.
Turp e faqja e zezë ju qoftë…
Sulejman Rrustemi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit