7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ashtu si je me robërit e Allahut, ashtu Allahu është me ty

Më të lexuarat

AllahuFalënderimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Më pastaj: Muhamedi (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺMe të vërtetë, Allahu i mëshiron të mëshirshmit prej robërve të vetʺ. (Buhariu)

‐ Shpërblimi i së mirës është veçse e mira. Kush i mëshiron krijesat, atë e mëshiron Krijuesi.

I Dërguari (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺTë mëshirshmit i mëshiron Mëshiruesi. Mëshironi ata që janë në tokë iu mëshiron Ai që është mbi qiellʺ.(Tirmidhiu, Sahihul‐xhami, nr.5835)

‐ Shpërblimi sipas veprës

Allahu i trajton njerëzit ashtu siç njeriu i trajton njerëzit tjerë, prandaj trajtoji robërit e Allahut

me atë që do të të trajtoj Allahu ty.

Allahu thotë: ʺNëse nuk merrni masa, nuk ua vëni veshin dhe i falni, ta dini se edhe Allahu është falës i mëkateve, Mëshiruesʺ. (Et-Tegabun, 14)

Gjithashtu, Allahu thotë: ʺPo le tʹua falin (gabimin) dhe mos tʹua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu tʹu falë ju? Allahu mëshiron dhe falë shumëʺ. (En-Nur, 22)

‐ Kujdesu tʹua lehtësosh njerëzve vështirësitë, që Allahu tʹi lehtësojë ty.

Pejgamberi (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë: ʺKush i heq një brengë muslimanit, Allahu ia

heq atij një brengë prej brengave të ditës së kijametitʺ. (Buhariu)

Gjithashtu, thotë: ʺKush e shpëton një të brengosur (ia largon brengat), Allahu ia largon atij një brengë prej brengave të ditës së kijametitʺ. (Ahmedi, Sahihul‐xhami, nr. 6577)

‐ Ndihmoju njerëzve në nevojat e tyre, do ta gjesh ndihmën prej Allahut

Muhamedi (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺAllahu e ndihmon robin përderisa robi e ndihmon vëllain e vetʺ, dhe ʺKush i ndihmon vëllait të vet, Allahu i ndihmon atijʺ. (Muslimi)

‐ Të jesh për nevojtarët i lehtë, që Allahu ta lehtësojë ty

Pejgamberi (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺKush ia lehtëson dikujt një çështje që iu është vështirësuar, Allahu ia lehtëson atij në këtë botë dhe në ahiret (botën e ardhshme)ʺ.(Muslimi)

Gjithashtu thotë:ʺIshte një tregtar para juve (para ummetit të Muhamedit), i cili u jepte njerëzve hua. U thoshte djemve të vet:ʹNëse e shihni dikë në vështirësi (që sʹka mundësi për ta kthyer në atë moment), faleni, se, ndoshta, Allahu na fal neveʹ. Dhe Allahu e fali atëʺ. (Buhariu)

‐ Nëse sillesh butësisht me robërit e Allahut, do të të përfshijë lutja e Muhamedit (sallAllahu alejhi ve sel‐lem) ʺO Allahu im, kush sillet butësisht me ummetin tim, sillu butësisht me të; kush sillet ashpërsisht me ta, sillu ashpërsisht me tëʺ. (Ahmedi, hadith Sahih)

Gjithashtu thotë:ʺAllahu është i butë dhe e do butësinë, dhe jep nëpërmjet butësisë çka nuk jep nëpërmjet vrazhdësisëʺ. (Muslimi)

Në një vend tjetër, thotë:ʺKujt i është marrë butësia, i është marrë mirësiaʺ. (Muslimi)

‐ Mbuloji të metat e njerëzve, Allahu tʹi mbulojë ty

Muhamedi (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺKush ia mbulon një të metë vëllait të vet, Allahu ia mbulon atij në dunja dhe ahiretʺ. (Muslimi)

Gjithashtu thotë:ʺKush e mbulon turpin e vëllait të vet musliman, Allahu ia mbulon turpin e tij ditën e kijametitʺ. (Sahih Ibn Maxheh, 2063)

‐ Pakësoja vëllait tënd gabimet, Allahu do tʹi pakësojë gabimet tua

I Dërguari (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺKush ia pakëson gabimet vëllait të vet, Allahu ia pakëson atijʺ. (Sahih Ebu Davudi, 3460)

Pra, ashtu siç je për robërit e Allahut, ashtu Allahu është për ty, e ti zgjedh për vete se si do që

Allahu të trajtoj ty.

‐ Ki kujdes! Mos i dëno njerëzit, që Allahu të mos të dënojë ty

Pejgamberi (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺAllahu i dënon ata që në dunja i dënojnë njerëzitʺ. (Muslimi)

Allahu az‐ze ve xhel‐le thotë: ʺPërkujtoni kur u shpëtuam prej popullit të faraonit, nga i cili shijuat dënimin më të hidhurʺ(El-Bekare, 49), dhe thotë:

ʺ… e Ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndëʺ. (El-Gafir, 46)

‐ Ki kujdes që robërve të Allahut të mos ua ngushtosh punët e të të përfshijë lutja e Muhamedit (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) ʺO Allahu im, kujt iu është dhënë diç në dorë prej çështjeve të ummetit tim (muslimanëve) e ua ka vështirësuar punët atyre, vështirësoja atij; kush ua lehtëson atyre, lehtësoja atijʺ. (Muslimi)

‐ Mos i mundo muslimanët duke i ndjek të metat e tyre

Pejgamberi (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺKush i ndjek të metat e vëllait të vet, Allahu do tʹi ndjek të metat e tij, e kujt ia ndjek Allahu të metat e tij, do ta zbulojë atë, edhe nëse mbyllet në shtëpiʺ (Tirmidhiu, Sahihul‐xhami nr.7984), dhe thotë:

ʺKush i zbulon të metat e vëllait të vet musliman, Allahu ia zbulon të metat atij, derisa tʹia shfaq edhe në shtëpi të tijʺ. (Sahih Ibn Maxheh 2536)

‐ Mos u bë i pamëshirshëm ndaj njerëzve, sepse i dërguari (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem)

thotë:ʺKush nuk i mëshiron njerëzit, atë nuk e mëshiron Allahuʺ (Muslimi), dhe thotë: ʺNuk i merret mëshira (rahmeti) vetëm se fatziutʺ.(Tirmidhiu, Sahihul‐xhami nr.7467)

Pra, ashtu siç sillesh me robërit e Allahut, po të njëjtën gjë do ta gjesh te Allahu.

Imam Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:ʺAllahu është bujar dhe e do bujarin prej robërve të Vet. Ai është i Gjithëdijshëm dhe i do të diturit. Ai është i Plotfuqishëm dhe i do guximtarët. Ai është i bukur dhe e do të bukurën. Ai është i Mëshirshëm dhe i do të mëshirshmit, dhe i mëshiron nga robërit e vet të mëshirshmit. Ai është Mbulues (i të metave) dhe i do ata që ua mbulojnë (të metat) tjerëve. Ai i fal mëkatet dhe i do ata që ua falin tjerëve. Ai është i butë dhe e do të butin prej robërve të vet, dhe e urren fjalën e vrazhdë, të ngurtë, moralin e keq e zërin e ngritur. Ai është i butë dhe e do butësinë. Ai është i mirë dhe e do mirësinë dhe të mirët. Ai është i drejtë dhe e do drejtësinë. Ai është Pranues i arsyeve dhe i do ata që i pranojnë arsyet nga tjerët.

Allahu e shpërblen robin e vet sipas këtyre cilësive, në bazë të asaj se sa është i pajisur robi me to. Pra, kush nuk merr masa ndaj tjerëve, Allahu nuk merr ndaj tij; kush ua fal tjerëve, Allahu ia fal atij; kush ia pranon dikujt ndjesën, Allahu ia pranon atij; kush sillet butësisht me tjerët, Allahu sillet butësisht me të; kush i mëshiron tjerët, Allahu e mëshiron atë; kush u bën mire tjerëve, Allahu i bën mirë atij; kush u jep tjerëve (prej pasurisë së tij), Allahu i jep atij; kush u sjell dobi tjerëve, Allahu i sjell dobi atij; kush ia mbulon të metat tjerëve, Allahu ia mbulon atij; kush nuk ua vë veshin tjerëve (dhe ua fal), Allahu ia fal atij; kush i ndjek të metat e tjerëve, Allahu i ndjek të metat e tij; kush i largon tjerët nga rruga e Allahut, Allahu e largon atë nga rruga e tij; kush ia ndalon të mirat tjerëve, Allahu ia ndalon atij; kush përgatit kurth për dikë, Allahu e fut atë ne kurth; kush i tradhton tjerët, te Allahu ai do te tradhtohet; kush i trajton tjerët me një cilësi, Allahu do ta trajtojë atë me të njëjtën cilësi në këtë botë dhe në botën tjetërʺ. Pra, Allahu është për robin e vet ashtu siç është robi për tjerët; ashtu siç e trajton ti dikë, ashtu do të trajtohesh. Bëhu si të duash, se Allahu është për ty ashtu siç je ti për Allahun dhe për robërit e tij.

Kujdes!! Allahu ta lehtësoftë që tʹu bësh mirë robërve të Allahut, duke praktikuar në këtë mënyrë fjalën e Muhamedit (sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem):ʺKush mund tʹi bëjë dobi vëllait të tij, le tʹi bëjëʺ. (Muslimi)

Vepro mirë, se Allahu i do bamirësit. Bëhu i lehtë e i butë për vëllain tënd, se Muhamedi (sallAllahu alejhi ve sel‐lem) thotë:ʺI është ndaluar zjarrit të xhehnemit ta djegë atë që është i lehtë, I butë e i afërt me njerëzitʺ. (Ahmedi, Sahihul‐xhami nr.3135)

Mos merr masa ndaj tyre, mos ua vë veshin fort fjalëve të tyre, fali ata, që Allahu të mos merr

masa ndaj teje e të tʹi falë mëkatet. Allahu nuk e humb shpërblimin e bamirësve.

Lutja e fundit e jona është: falënderimet qofshin vetëm për Allahun, dhe sal‐lAllahu alejhi ve ala alihi ve sahbihi ve sel‐lem.

Autor: Abdul‐Kajum es‐Suhejbani, mësimdhënës në universitetin islamik të Medinës

Përshtati: Mr. Fidan Xhelili

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit