Katastrofa natyrore që ndodhi në Shkup tregoi dhe njëherë se institucionet shtetërore nuk ishin në gjendje të menaxhojnë suksesshëm me krizën e krijuar. Edhe pse për ata prioritet dukej se ishin vendbanimet kryesisht maqedonase, ndërsa vendbanimet shqiptare krejt të lëna pas dore. Kjo dëshmon edhe njëherë se ata që janë më të thirrur për tu dalë në ndihmë shqiptarëve nuk kanë kurrfarë fuqie vendimmarrjeje në këtë pushtet që i shërbejnë gati 15 vite; gjë që dëshmohet për të disatën herë se ata janë vetëm shërbetor besnik të Nikolla Gruevskit. Këtë më së miri e tregojnë qytetarët e Hasanbegut, para kamerave të portalit fo, ku shprehin haptas gëzimin për ndihmën e ofruar nga Turqia, dhe me gojën plotë banorët falënderojnë shtetin turk, në veçanti Presidentin Erdogan, siç shprehet një qytetar i Hasanbegut: “erdhi baba turk Taip Erdogan, dhe u kry puna”. Për më tepër ndiqeni videon e mëposhtme: