-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pasqyra e dështimit/suksesit.

Më të lexuarat

Një ditë erdhën nëpunësit në vendin e punës dhe e panë një pano të madhe të venduar te dera kryesore, ku shkruante:

“Dje vdiq njeriu që e pengonte zhvillimin dhe përparimin e kompanisë, andaj ju lutemi që të hyni dhe të merrni pjesë në ngushëllimin!”

Në fillim u mërzitën të gjithë punëtor duke menduar se ka vdekur ndonjë kolegë i tyre. Por pas një kohe kureshtja e tyre për ta mësuar kush qenka personi që paska penguar zhvillimin dhe përparimin e kompanisë së tyre!

Filluan nëpunësit të futen në sallonin ku ishte personi i vdekur, kurse sigurimi i kompanisë i vendosi në radhë, për të ardhur një nga një te personi që gjendej brenda sëndukut.

Secili njeri që vinte te sënduku dhe shihte brenda befasisht bëhej i paaftë për të folur, sikurse të kishte prekur diçka thellësinë e shpirtit të tij.

Në fund të sëndukut kishte një pasqyrë. Secili që vinte të shoh se kush është i vdekuri në sënduk e shihte veten e tij në pasqyrë dhe aty afër kishte një fletë në të cilën shënonte:

“Vetëm një njeri në botë mund ti vendos kufi aspiratave dhe zhvillimit tënd. E ai njeri je TI”.

Jeta jote nuk ndryshon kur ndryshohet drejtori yt, kur ti ndërrosh miqtë, ose gruan ose kompaninë ose vendin e punës ose gjendjen materiale tënde.

Jeta jote ndryshon atëherë kur të ndryshosh ti dhe të ndalesh në kufijtë që ti vet i ke vendosur!

Kontrollo personalitetin dhe aftësitë tuaja dhe mos u friko prej vështirësive, humbjeve dhe gjërave që ti i sheh si të pamundshme!

Përktheu: Bekir Halimi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit