1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shtate gota uje kunder dhimbjes se kokes

Më të lexuarat

Nëse të dhemb koka, mjafton të pish shtatë gota ujë në ditë dhe do qetësohesh.

Pirja e ujit në mënyrë të rregullt mund të reduktojë intensitetin e dhimbjes së kokës dhe migrena, duke ulur mundësinë e pirjes së ilaçeve.
Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e 7 gotave ujë është e mjaftueshme për të reduktuar dhimbjen dhe për të përmirsuar cilësinë e jetës së pacientëve që vuajnë rregullisht nga dhembjet e kokës.
Kërkimet kanë nisur gati rastësisht në 2005, kur shkencëtarët holandezë të universitetit të Maastricht, kanë vënë re se një pacient të cilit i është këshilluar të pijë sa më shumë për shkak të një problemi me veshkat, iu përmirësua dhimbja e kokës.
Mark Spigt, njëri prej shkencëtarëve ka eksperimentuar me 100 pacientë të prekur nga dhimbja e kokës. Skuadra i ka shpjeguar vullnetarëve si të përmirësojnë zakonet e tyre, duke i këshilluar të reduktojnë stresin, të përmirësojnë gjumin dhe të evitojnë kafeinën.
Ndërsa gjysma e pacientëve u këshillua që të pijë një litër e gjysmë ujë në ditë për tre muaj. Në fund të studimit, pacientët plotësuan një formular specifik për të dhënat për cilësinë e jetës mes atyre që vuajne nga migrena. Rezultatet kanë treguar se mes atyre që kishin pirë shumë ujë kishin më shumë pikë në formular.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit