1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Keni akne në fytyrë? Ato janë shenja që ju vuani nga këto sëmundje:

Më të lexuarat

Gjithnjë e kemi ditur që aknet në zonën e mjekrës para ciklit menstrual, tregojnë ç’rregullimin e ekuilibrit hormonal.

Në fakt çdo zonë e fytyrës e prekur nga aknet, s’është tjetër veçse një mënyrë sinjalizimi që në trupin tonë ka diçka që nuk shkon, shkruan portali në ueb, ‘Stili Pin-Up’. Sipas të njëjtit burim, kjo lloj metode e diagnostikimit të problemeve shëndetësore është qindra vjeçare dhe i ka rrënjët në Kinë.

Sot, kjo metodë është shumë e shpërndarë në botë dhe konsiston në ndarjen e fytyrës si hartë, ku çdo pjesë e kësaj harte është e lidhur me një organ të caktuar. Ndaj, çdo parregullsi e lëkurës në një zonë të caktuar, na sinjalizon për një problem të mundshëm në një X organ, kjo lloj njohurie na ndihmon të identifikojmë problemin tonë në kohë dhe të marrim masa pa qenë akoma tepër vonë. Me anë të fotos ku janë shënuar numrat mudn të gjeni se ngase keni shqetësimi që aknet reflektohen në fytyrë.

1 dhe 2: Sistemi i tretjes — Duhet të konsumoni sa më pak ushqime të përpunuara dhe të gatshme, duhet të pini sa më shumë ujë dhe të hani ushqime freskuese siç janë p.sh kastravecat.

3: Mëlçia — Eliminoni alkolin, ushqimet e yndyrshme dhe bylmetërat. Kjo është zona ku shfaqen paraprakisht alergjitë ushqimore, ndaj kontrolloni përbërësit e asaj që keni ngrënë. Përveç kësaj, bëni çdo ditë 30 min gjimnastikë dhe flini mjaftueshëm gjumë në mënyrë që mëlçia juaj të mund të pushojë.

4 dhe 5: Veshkat — Çdo shenjë rreth syve, përfshi këtu edhe rrathët e zinj, janë shenjë dehidratimi. Pini shumë ujë!

6: Zemra — Kontrolloni presionin e gjakut dhe nivelet e Vit. B. Ulni nivelet e ushqimeve pikante, hani më pak mish dhe thithni më shumë ajër të pastër. Pëveç këtyre, mundohuni të ulni kolesterolin, duke eliminuar “yndyrnat e këqija” dhe duke i zëvendësuar ato me “yndyrna të mira” si Omega 3 dhe 6, të cilat gjinden në arra të ndryshme, avokado, peshk dhe farat e linit. Meqënëse kjo zonë ka pore më të mëdha, kontrolloni make upin tuaj mos është i skaduar ose jo mjaftueshëm cilësor dhe për pasojë mund t’ju shkaktojë probleme.

7 dhe 8: Veshkat — Përsëri, pini shumë ujë! Shmangni pijet e gazuara, kafen, alkolin sepse shkaktojnë edhe më shumë dehidratim.

9 dhe 10: Sistemi i frymëmarrjes — Pini duhan? Keni alergji? Kjo është zona e këtyre problemeve. Nëse shqetësimi juaj s’është asnjëri nga të dy, atëherë mos e lini trupin tuaj të ketë temperaturë më të lartë seç duhet. Konsumoni ushqime freskues, eliminoni ose ulni sasinë e sheqerit dhe thithni sa më shumë ajër të pastër. Konsumoni gjithashtu sa më pak ushqime acidike – të cilat rrisin aciditetin e stomakut (mishi, bylmetërat, alkoli, kafja, sheqeri) dhe shtoni ushqime të tilla si perimet. Ajo që harrojnë shumica është: celularët që duhet të pastrohen vazhdimisht dhe këllëfët e jastëkut, sepse janë nga shkaktarët kryesorë të akneve në këto zona.

11 dhe 12: Hormonet — Kjo zonë sinjalizon problemet e stresit dhe ndryshimet hormonale. Meqënëse këta janë dy faktorë të cilët shpesh herë s’mund t’i shmangim, mund ta ulim efektin e tyre duke fjetur mjaftueshëm, duke pirë shumë ujë, duke ngrënë barishte të ndryshme dhe duke e ruajtur lëkurën super të pastër. Një shenjë tjetër e acarimit të kësaj pjesë të fytyrës tregon ovulimin (dhe në cilën anë).

Zona 13: Stomaku — Shtoni ushqimet me fibra, ulni nivelet e toksinave dhe pini sa më shumë çajra natyral për të rregulluar tretjen.
14: Sëmundje — Papastërtitë në këtë zonë tregojnë se trupi juaj mund të jetë duke luftuar kundër bakterieve. Trajtojeni veten mirë, filloni jogën, shplodhuni mirë, merrni kohë për të marrë frymë, pini shumë ujë dhe kini parasysh që gjithshka funksionon!

Pra, herë tjetër kini parasysh që nëse keni rrathë poshtë syve dhe shenja të tjera në hartën e fytyrës suaj, dijeni se ajo po përpiqet t’ju bëjë të ditur dhe t’ju komunikojë shqetësimet e organeve tuaja. Gjithsesi, nëse vini re diçka të dyshimtë më e mira është që të konsultoheni me mjekun për një orientim më të specializuar, sepse kjo është thjeshtë një guidë e përgjithshme për t’ju drejtuar në kahun e duhur për të identifikuar pak a shumë atë çfarë ndodh në trupin tonë. Gjithsesi kujdes higjenën, kjo është gjëja e parë që duhet të kontrolloni!/ikub

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit